Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbështetja e tij do të jetojë përgjithmonë

/cnt/019d7d24-24b2-75c2-8bc9-70eee8d1df86__m.webp

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka shprehur ngushëllime familjes, popullit amerikan dhe qytetarëve të Kosovës, për humbjen e mikut të madh të shqiptarëve, kongresistit Eliot Engel. “Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut të madh të Kosovës, kongresistit Eliot Engel”. “Në vitet vendimtare për fatin e […]

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut të madh të Kosovës, kongresistit Eliot Engel”.

“Në vitet vendimtare për fatin e popullit tonë, ai ishte ndër zërat më të fuqishëm në mbrojtje të së drejtës së Kosovës. Angazhimi i tij i vazhdueshëm për çështjen tonë, në momentet më kritike, e vendos atë ndër miqtë më të rëndësishëm ndërkombëtarë që ka pasur Kosova”, shkruan në mesazhin e publikuar nga LDK.

“Marrëdhënia e tij e veçantë me Presidentin Ibrahim Rugova dhe mbështetja e palëkundur ndaj vizionit të tij për Kosovën e lirë, të pavarur dhe demokratike përbëjnë një kapitull të rëndësishëm në rrugëtimin tonë politik e shtetëror. Në vitin 2004, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të paçmueshëm, Presidenti Rugova e kishte dekoruar me Medaljen e Artë të Lirisë”.

“Kontributi i tij në afirmimin e së vërtetës për Kosovën dhe në forcimin e lidhjeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i thellë dhe i jashtëzakonshëm”.

“Kosova sot humbi një mik të madh. Por vepra dhe mbështetja e tij do të mbeten pjesë e përhershme e rrugëtimit tonë shtetëror”.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Engel, popullit amerikan dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, përfundon mesazhi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kongresisti amerikan, Eliot Engel, vdiq të premten në moshën 79 vjeçare.

TË NGJASHME
Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri