Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

/cnt/019d7d24-02e7-70a6-bf42-79d73f52b845__m.webp

Çmimet e konsumit në Kosovë kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë muajit mars, duke reflektuar një inflacion vjetor prej 6,7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa në baza mujore rritja ka arritur në 1,5%, njofton Agjencia e Statistikave të Kosovës. Sipas raportit për muajin mars, të dhënat tregojnë se niveli i […]

Sipas raportit për muajin mars, të dhënat tregojnë se niveli i përgjithshëm i çmimeve është ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i disa kategorive kryesore të konsumit.

Rritjet më të theksuara janë regjistruar te shërbimet që lidhen me pajisjet personale të transportit (+42,5%), biletat e fluturimeve (+38,4%), si dhe furnizimi me ujë dhe shërbimet që lidhen me banimin (+31,9%).

Po ashtu, rritje e konsiderueshme është vërejtur te energjia elektrike (+17,4%), karburantet dhe lubrifikantët (+17,4%), si dhe lëndët djegëse si dru zjarri dhe pelet (+15,6%).

Ndikim në rritjen e inflacionit kanë pasur edhe tek pemët (+13,1%) dhe mishi (+12,4%).

Rritje çmimesh janë evidentuar edhe në një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh të tjera, përfshirë kafen, çajin dhe kakaon (+7,8%), shërbimet hoteliere (+6,9%), produktet ushqimore (+6,8%), si dhe ëmbëlsirat dhe produktet e sheqerit (+5,7%).

Po ashtu, janë shtrenjtuar edhe shërbimet ambulantore, kujdesi personal dhe mallrat për mirëmbajtjen e ekonomisë shtëpiake, raporton KP, transmeton Periskopi

Në baza mujore, krahasuar me shkurtin 2026, rritja prej 1,5% është nxitur kryesisht nga shtrenjtimi i karburanteve dhe lubrifikantëve për transport (+25,8%), si dhe nga rritja e çmimeve të perimeve (+3,7%), pemëve (+1,5%) dhe mishit (+0,3%).

Ndërkohë, disa kategori kanë shënuar ulje të çmimeve gjatë kësaj periudhe, përfshirë energjinë elektrike (-3,7%) dhe lëndët djegëse të ngurta (-2,2%), të cilat kanë zbutur pjesërisht rritjen e përgjithshme të çmimeve./Periskopi/

TË NGJASHME
Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri