Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

/cnt/019c9628-8e93-7ae5-b820-227b1a98933a__m.webp

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar masa të reja mbështetëse për sektorin e bujqësisë gjatë një takimi me fermerët në Lushnje, duke theksuar se qeveria synon të lehtësojë barrën fiskale dhe të rrisë financimin për prodhuesit vendas. Ai bëri të ditur se do të ketë ulje të TVSH-së për fermerët që shesin produkte, ndërsa […]

Ai bëri të ditur se do të ketë ulje të TVSH-së për fermerët që shesin produkte, ndërsa paralajmëroi edhe lansimin e një programi të ri në fund të prillit, i cili do të përfshijë të gjithë sektorët prodhues, shkruan abcnews.al, raporton Periskopi.

Sipas Ramës, përmes këtij programi dhe mbështetjes së bankave, fermerët do të kenë akses në financime deri në 2 milionë euro, të garantuara edhe nga mekanizma shtetërorë, me synimin për të nxitur zgjerimin e bizneseve të vogla drejt kapaciteteve më të mëdha prodhuese.

“Do ketë ulje të TVSH për fermerët që shesin produkte. Jo vetëm rimbursimi, jo vetëm programi me BE, por edhe një tjetër program shumë domethënës, të cilën do e lancojmë në fund të prillit, i cili prek të gjithë sektorët prodhues. Bankat do të japin mbështetje deri në 2 milionë euro. Bujrum bëni planin dhe keni deri në 2 milionë euro mbështetje. Qeveria do të hyjë edhe me mekanizmin e garancisë. Qeverinë e keni nga mbrapa. Kemi konstatuar faktin që tashmë në Shqipëri, ka realitete të vogla prodhuese, që mund të kthehen të mëdha. Eksperiencën e gjithë këtyre viteve, por e përkthejmë në një çështje të mençur për të ardhmen”, tha kryeministri Rama./Periskopi

TË NGJASHME
Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri