Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

/cnt/019d7d24-04ea-7db2-9752-6278883db170__m.webp

Jeton Ramadani, djali i heroit të Kosovës Agim Ramadani, ka bërë thirrje për unitet dhe ruajtje të vlerave të luftës, duke theksuar se sakrifica e dëshmorëve duhet të vazhdojë të jetojë përmes ndërtimit të shtetit. Ai ka deklaruar se figura e babait të tij nuk i përket vetëm familjes, por gjithë atyre që luftuan dhe […]

Ai ka deklaruar se figura e babait të tij nuk i përket vetëm familjes, por gjithë atyre që luftuan dhe vazhdojnë të kontribuojnë për Kosovën.

Ai theksoi se lufta nuk përfundon me armë, por vazhdon përmes mënyrës së jetesës dhe angazhimit për shtetin.

Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos lejojnë që sakrifica e dëshmorëve të harrohet.

“Babi nuk jetoi për vete. Ai jetoi për lirinë, dhe atë rrugë e ndau me juve. Ju ishit forca e tij, arsyeja pse ai nuk u ndal kurrë. Sot pas 27 vitesh, ai është krenar me ju. Ju që qëndruat, që nuk u përkulët, që nuk e latë rrugën në mes. Sepse lufta nuk mbaron me armë, ajo vazhdon në mënyrën se si jetojmë dhe si e duam njëri-tjetrin dhe si e ndërtojmë shtetin tonë. Për mua, ju jeni vazhdim i tij. Sot Kosova ka nevojë për ju, për unitetin, për vendosmërinë, për dashurinë ndaj atdheut. Në emër të familjeve të dëshmorëve ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet. Ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan ata që dhanë gjithçka. Ata jetojnë në ne. Lavdi komandantit, lavdi juve që ruani dhe ndërtoni këtë shtet”, tha ai.

TË NGJASHME
Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri