Fillojnë negociatat ShBA-Iran

/cnt/019d7d24-090a-7e05-9efc-e81ccc626d6e__m.webp

Negociatat mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, të cilat synojnë përfundimin e luftës në Lindjen e Mesme, kanë nisur në Islamabad të Pakistanit. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, i cili ka zhvilluar takime të ndara me përfaqësuesit e të dy delegacioneve pjesëmarrëse në këto bisedime. Ndërsa Skynews, ka raportuar se […]

Lajmi është konfirmuar nga kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, i cili ka zhvilluar takime të ndara me përfaqësuesit e të dy delegacioneve pjesëmarrëse në këto bisedime.

Ndërsa Skynews, ka raportuar se ka filluar takimi mes dy përfaqësuesve të dy shteteve.

“Në fillim të negociatave në Islamabad, kryeministri u takua me J.D. Vance”, zëvendëspresidentin amerikan që udhëheq delegacionin e vendit të tij, thuhet në njoftimin zyrtar të zyrës së Sharifit.

Para nisjes së bisedimeve, të cilat zhvillohen në një atmosferë mosbesimi të thellë dhe për të cilat ende nuk është përcaktuar qartë rendi i ditës apo formati (i drejtpërdrejtë apo i tërthortë), Sharif u takua gjithashtu edhe me delegacionin iranian.

Duke përshëndetur përkushtimin e të dy palëve për dialog konstruktiv, ai shprehu shpresën se këto negociata do të çojnë drejt një paqeje të qëndrueshme në rajon.

Konflikti, i nisur më 28 shkurt me ofensivën izraelito-amerikane kundër Iranit, deri më tani ka shkaktuar mijëra viktima, kryesisht në Iran dhe Liban, ndërkohë që ka ndikuar ndjeshëm edhe në ekonominë globale.

Pakistani ka angazhuar një ekip ekspertësh që do të kontribuojnë në diskutime mbi trafikun detar, çështjet bërthamore dhe tema të tjera kyçe. Takimi po ndiqet nga afër edhe nga aktorë të tjerë ndërkombëtarë që kanë kontribuar në përpjekjet diplomatike, përfshirë Egjiptin, Turqinë dhe Kinën, me të cilat Pakistani vijon koordinimin.

TË NGJASHME
Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri