Abdixhiku për Agim Ramadanin: Me dorën që shkruante e kapi armën, për një shpirt krijues robëria është shkatërrim i kuptimit të jetës

/cnt/019d7d23-fc21-7238-af46-d701db14b285__m.webp

Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar heroin e Kosovës, Agim Ramadani, i cili ra në Betejën e Koshares para 27 vitesh. Abdixhiku ka shkruar se Agim Ramadani e kapi armën me dorën që dikur shkruante, meqë ishte domosdoshmëri. Kreu i LDK’së ka thënë se për një shpirt artisti si Agim Ramadani, robëria është shkatërrim […]

Abdixhiku ka shkruar se Agim Ramadani e kapi armën me dorën që dikur shkruante, meqë ishte domosdoshmëri.

Kreu i LDK’së ka thënë se për një shpirt artisti si Agim Ramadani, robëria është shkatërrim i vetë kuptimit të jetës.

Abdixhiku ka publikuar edhe fotografi nga organizimi i sotëm ku shihet bashkë me djalin e Agim Ramadanit.

Postimi i plotë:

Ka figura që nuk mund t’i vendosësh në një përkufizim të vetëm. Agim Ramadani ishte një prej tyre.

Në të bashkëjetonin dy botë që rrallë takohen: ndjeshmëria e artistit dhe vendosmëria e luftëtarit. Ai e ndiente jetën thellë, e përfytyronte lirinë si krijim, si dritë, si diçka që duhet të marrë formë dhe kur kjo formë iu mohua, ai nuk u tërhoq. U ngrit.

Në të njëjtën dorë që dikur vizatonte dhe shkruante, erdhi një ditë edhe arma. Jo si zgjedhje e parë, por si domosdoshmëri. Sepse për një shpirt krijues, robëria nuk është vetëm mungesë lirie, është shkatërrim i vetë kuptimit të jetës. Dhe Agimi nuk ishte njeri që pranonte të jetonte pa kuptim.

Katanë e thirrën. Dhe kjo nuk ishte rastësi. Ishte reflektim i një natyre të qartë, të prerë, të menduar. Një njeri që nuk vepronte në mjegull, por në bindje. Që nuk godiste nga zemërimi, por nga qartësia. Dhe në atë qartësi, ai e pa kufirin si diçka që duhej zhdukur, jo vetëm kaluar.

Në zhdukje të kufirit ai ra.

Sot, kur e kujtojmë, nuk e ndajmë dot në pjesë. Nuk është vetëm luftëtar, as vetëm artist. Është një i tërë, një jetë që dëshmon se liria fillon si ide, merr formë në shpirt dhe kur vjen koha, mbrohet me gjithçka. Dhe pikërisht për këtë, ai mbetet, jo vetëm në histori, por në vetë kuptimin që i japim lirisë.

Lavdi e nderime të përjetshme për Agim Ramadanin.

TË NGJASHME
Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri