Eurodeputeti austriak: Elita politike s’është gati për kompromis, rruga e Kosovës po pengohet nga problemi me Serbinë

/cnt/019d7d23-ff56-7f0c-891b-26ca85f13b65__m.webp

Eurodeputeti austriak Thomas Waitz ka vlerësuar se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe në proceset zgjedhore, duke theksuar se vendi mund të konsiderohej ndër kandidatët kryesorë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai ka deklaruar se Kushtetuta e Kosovës është në përputhje të lartë me standardet evropiane. “Kosova është një […]

Ai ka deklaruar se Kushtetuta e Kosovës është në përputhje të lartë me standardet evropiane.

“Kosova është një vend që ka një kushtetutë shumë të afërt me kushtetutat evropiane. Është një vend që ka dhënë shembull se si organizohen zgjedhjet në rajon, dhe edhe aty ku ka pasur dyshime, janë bërë rinumërime të rregullta. Disa vende të rajonit mund të mësojnë nga ky shembull”, ka thënë Waitz.

Duke folur për luftën kundër korrupsionit, ai theksoi se Kosova është në rrugë të mirë, por procesi mbetet sfidues.

“Kosova është në një rrugë të mirë sa i përket luftës kundër korrupsionit. Megjithatë, kjo është një betejë e vazhdueshme, siç ndodh edhe në të gjitha shtetet tona anëtare”, u shpreh ai.

Sipas eurodeputetit, nëse Kosova do të trajtohej si një aplikante e zakonshme për anëtarësim në BE, ajo do të renditej ndër vendet më të avancuara.

“Nëse Kosova do të ishte një aplikante e zakonshme për Bashkimin Evropian, do të ishte ndër vendet kryesuese. Ende ka reforma për t’u bërë dhe përmirësime për t’u parë, por vendi do të ishte në një pozitë të mirë”, deklaroi Waitz.

Megjithatë, ai theksoi se procesi i integrimit po pengohet nga faktorë politikë dhe mungesa e njohjes nga Serbia,raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

“Arsyeja pse nuk është kështu lidhet me faktin se Kosova ende nuk njihet nga Serbia dhe vazhdon të bllokohet në rrugën e saj. Kjo është një çështje ku pajtohem me kolegët, sepse elita politike nuk është e gatshme për kompromis”, tha ai.

Në fund, Waitz shtoi se rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë duhet të respektohen.

“Ka pasur dy palë zgjedhje që kanë treguar një fitues të qartë dhe kjo duhet të pranohet”, përfundoi ai./Periskopi

TË NGJASHME
Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri