Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

/cnt/019d7d24-0552-7c8f-a959-2f109bc49d5c__m.webp

Goditet një bazë armatimi që dyshohet se shërbente për furnizimin e grupeve kriminale në Tiranë. Policia ka sekuestruar 9 armë zjarri(5 automatik, 1 pushkë dhe 3 pistoleta), 1 armë gjahu, silenciator, uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë, rreth 900 fishekë luftarakë, fitila zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore. Si pasojë është shpallur në kërkim […]

Policia ka sekuestruar 9 armë zjarri(5 automatik, 1 pushkë dhe 3 pistoleta), 1 armë gjahu, silenciator, uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë, rreth 900 fishekë luftarakë, fitila zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore.

Si pasojë është shpallur në kërkim poseduesi i bazës së armatimit, ndërkohë ka rënë në pranga një 66-vjeçare, (nënë e bir).

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operativo-ligjore, se në fshatin “Picallë” mbahej një bazë armatimi me qëllim shitjen e armëve grupeve kriminale, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Picalla”.

Gjatë operacionit u bë i mundur identifikimi dhe goditja e kësaj baze armatimi. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit O. Q., u gjetën dhe sekuestruan 5 armë zjarri automatike, 1 armë zjarri pushkë, 3 armë zjarri pistoleta, 1 armë gjahu, 1 bajonetë, silenciator, uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë, si dhe rreth 900 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, fitila zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore.

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasja M. H., 66 vjeçe, banuese në Tiranë, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi O. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë, me qëllim verifikimin e përdorimit të tyre në ngjarje kriminale.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

TË NGJASHME
Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri