Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

/cnt/019d7d24-065a-7cdc-a87d-f1ff17f4054c__m.webp

Vdekja e kongresistit Eliot Engel ka prekur Kosovën dhe popullin e saj. Pas lajmit për vdekjen e tij, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje, derisa është kujtuar kontributi i madh i Engel në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës. Liderët politikë dhe institucionalë të Kosovës kanë ngushëlluar familjen dhe miqtë e ish-zyrtarit të lartë […]

Liderët politikë dhe institucionalë të Kosovës kanë ngushëlluar familjen dhe miqtë e ish-zyrtarit të lartë amerikan, duke shprehur mirënjohjen e tyre dhe të popullit shqiptar.

Në reagimet e tyre, ata kanë vlerësuar rolin e madh që Engel kishte luajtur në raport me Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi.

Ata kanë bërë me dije se ai ishte një mik i madh i Kosovës dhe një zë i fuqishëm i shqiptarëve në ShBA.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, e ka vlerësuar lartë rolin e Engel në procesin e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës.

Në profilin e saj në Facebook, Haxhiu ka shkruar se Engel ishte një aleat i vendosur i Kosovës në çdo etapë.

“Kosova sot humbi mikun e dëshmuar, kongresistin amerikan, Eliot Engel, i cili ishte përkrahës i palëkundur i lirisë dhe shtetësisë sonë. Për më shumë se tri dekada në Kongresin amerikan, ai qëndroi në anën e drejtë të historisë. Nga thirrjet për ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 kundër regjimit të Sllobodan Millosheviq, te mbështetja për pavarësinë në vitin 2008 dhe konsolidimin e shtetit tonë, Engel ishte një aleat i vendosur i Kosovës në çdo etapë. Në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Engel dhe për popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten pjesë e përhershme e historisë sonë”, ka shkruar Haxhiu.

Kontributin e Engel e kanë përkujtuar edhe liderët e opozitës.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka vlerësuar se Engel i qëndroi pranë Kosovë në kohen kur shkruhej historia.

“Sonte u nda nga jeta një mik i veçantë i Kosovës, Eliot Engel, i cili qëndroi pranë nesh në kohën kur po shkruhej historia. Ai ishte zëri i drejtësisë për ne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Miqësia dhe kontributi i tij nuk do të harrohen kurrë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij! Prehu në paqe, mik i madh!”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur ngushëllime.

Sipas tij, angazhimi i Engel për Kosovën ishte i pandalshëm.

“Në vitet më vendimtare për fatin e popullit tonë, ai ishte një nga zërat më të fuqishëm dhe më të vendosur në mbrojtje të së drejtës sonë për liri. Nuk u tërhoq në asnjë moment kritik; përkundrazi, qëndroi fort, me bindje të palëkundur, në anën e drejtë të historisë. Angazhimi i tij i pandalshëm për Kosovën e vendos atë ndër miqtë më të mëdhenj që kemi pasur ndonjëherë”, ka shkruar Abdixhiku.

Kurse, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se shqiptarët gjatë gjithë jetës do t`i jenë mirënjohës kongresistit Engel.

“Miku i madh i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel, gjatë gjithë angazhimit të tij jetësor, u përkushtua ndaj çështjes së Kosovës dhe të shqiptarëve. Shqiptarët do të jenë gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij historik dhe të pazëvendësueshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe ai do të kujtohet gjithmonë si ikonë e miqësisë së përjetshme me SHBA-në. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Engel, bashkëpunëtorëve dhe komunitetit shqiptaro-amerikan. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

TË NGJASHME
Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri