Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

/cnt/019d7d24-008b-798b-bbab-a2eaf1d76696__m.webp

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me ndërhyrjet e realizuara nga ujësjellësi në rrugët e kryeqytetit, pas dëmtimit të asfaltit në rrugën “Ahmet Krasniqi”. Rama përmes një postimi në Facebook, shkroi se ujësjellësi është i obliguar që të njoftojë Komunën për çdo intervenim që përfshin prerjen e asfaltit dhe trotuareve. “Ujësjellësi është i […]

Rama përmes një postimi në Facebook, shkroi se ujësjellësi është i obliguar që të njoftojë Komunën për çdo intervenim që përfshin prerjen e asfaltit dhe trotuareve.

“Ujësjellësi është i obliguar që të njoftojë Komunën për çdo intervenim që realizon në rrugë, duke përfshirë prerjen e asfaltit dhe trotuareve. Për këtë qëllim, ne i jemi drejtuar me një shkresë zyrtare, përmes së cilës kemi sugjeruar që, përveç rasteve emergjente ku kërkohet ndërhyrje e menjëhershme, këto punime të mos realizohen gjatë orareve të pikut të trafikut”, shkroi ai.

Njëherësh, Rama ka bërë të ditur se është kërkuar që të njoftohet edhe Drejtoria e Investimeve Kapitale, në mënyrë që të ndërhyhet menjëherë për sanimin dhe asfaltimin e sipërfaqeve të dëmtuara.

“Dhe të njoftohet Drejtoria e Investimeve Kapitale, në mënyrë që të intervenohet menjëherë për sanimin dhe asfaltimin e sipërfaqeve që po i dëmtojnë. Këtu është intervenimi në rrugën “Ahmet Krasniqi”, ku prerja e asfaltit kishte mbetur e pasanuar, duke u bërë pengesë për trafikun dhe rrezik për sigurinë publike”, thuhet në postim./Periskopi

Postimi i plotë:

TË NGJASHME
Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri