Trump paralajmëron: Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse nuk arrihet një marrëveshje
një ditë më parë
2.4k
30k
Share
Anijet luftarake amerikane po furnizohen me “municionin më të mirë” për të rifilluar sulmet ndaj Iranit nëse bisedimet e paqes dështojnë në Pakistan, ka thënë sot presidenti amerikan, Donald Trump për New York Post . “Do ta marrim vesh brenda rreth 24 orësh, do ta dimë shumë shpejt”, ka shtuar ai. “Kemi një ‘reset’ në […]
“Do ta marrim vesh brenda rreth 24 orësh, do ta dimë shumë shpejt”, ka shtuar ai.
“Kemi një ‘reset’ në zhvillim. Po i furnizojmë anijet me municionin më të mirë, armët më të mira të prodhuara ndonjëherë – madje më të mira se ato që kemi përdorur më parë dhe me të cilat i kemi shkatërruar”, ka thënë Trump.
Trump ka shtuar se nëse nuk arrihet një marrëveshje, “do t’i përdorim ato në mënyrë shumë efikase”.
Siç është raportuar më herët në orën 19:30, kryeministri i Pakistanit ka thënë se bisedimet e nesërme do të jenë “vendimtare”.