Kurti shkruan për vdekjen e Engel: Mbështeti ndërhyrjen e NATO’s për ndaljen e gjenocidit në Kosovë

/cnt/019d7d24-16d7-72a2-89fa-6fe4f4c4af5f__m.webp

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për vdekjen e ish-kongresistit amerikan, Eliot Engel, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës, i cili vdiq dje në moshën 79-vjeçare. Kurti theksoi rolin e tij në mbështetjen që i dha Kosovës në Kongres, duke përkrahur ndërhyrjen e NATO’s për ndaljen e gjenocidit në Kosovë, si dhe përkrahjen ndaj […]

Kurti theksoi rolin e tij në mbështetjen që i dha Kosovës në Kongres, duke përkrahur ndërhyrjen e NATO’s për ndaljen e gjenocidit në Kosovë, si dhe përkrahjen ndaj pavarësisë së Kosovës.

“Eliot Engel kishte kohë që ishte nderuar me përkujtim në Kosovë edhe para se bulevardi në qytetin e Pejës të merrte emrin e tij, përmes zërit të tij të fuqishëm në Kongres, ku ai ishte ndër anëtarët e parë dhe më të vendosur që dënuan fushatën gjenocidale të Millosheviqit. Ai mbështeti ndërhyrjen e NATO-s për të ndaluar gjenocidin serb, përkrahu shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe paralajmëroi për ndikimin keqdashës të Rusisë në Europë. Personalisht, dhe në emër të vendit, e marrim lajmin për ndarjen e tij nga jeta me pikëllim të thellë, por edhe me mirënjohje të përhershme për shërbimin e tij”, ka shkruar Kurti në X.

Kurti shtoi se Engel “do të jetojë përgjithmonë në zemrat dhe mendjet tona, si një shembull i asaj që shërbimi publik mund të arrijë—jetët që mund të shpëtojë dhe demokracia që mund të lulëzojë kur njerëzit ngrihen për atë që është e drejtë”.

Engel, një demokrat, kishte shërbyer në Kongres më shumë se tri dekada dhe ishte larguar në vitin 2021.

Ai ka qenë mbledhësi kryesor i mbështetjes së Kongresit për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, në vitin 2008.

Mbështetja e palëkundur për Kosovën, gjatë dekadave të tëra, e bëri atë të famshëm në Kosovë.

Kosova ka emëruar një rrugë dhe një autostradë për nder të Engelit dhe, madje, ka lëshuar një pullë postare me fotografinë e tij.

TË NGJASHME
Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri