Kur miku i Kosovës, Eliot Engel fliste në SHBA: Asnjë vend nuk më ka prekur zemrën më shumë se Kosova

/cnt/019d7d24-2146-7424-94e5-fec36439a103__m.webp

Ish-përfaqësuesi i SHBA-së, Elliot Engel, i cili shërbeu 16 mandate në Kongres dhe përfaqësoi një pjesë të Westchester-it dhe Bronx-it, ka vdekur në moshën 79-vjeçare. Engel lindi më 18 shkurt 1947, në Bronx. Ai ndoqi shkollat publike të Bronx-it, Herbert H. Lehman College dhe New York Law School. U zgjodh në Asamblenë e Shtetit të […]

Ai ndoqi shkollat publike të Bronx-it, Herbert H. Lehman College dhe New York Law School. U zgjodh në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut në vitin 1977 dhe shërbeu aty deri në vitin 1988. Në nëntor të vitit 1988, ai u zgjodh në Kongres, ku shërbeu në Capitol Hill nga viti 1989 deri në vitin 2021. Engel humbi zgjedhjet paraprake për nominimin demokrat për një mandat tjetër ndaj Jamaal Bowman, i cili u zgjodh në vitin 2020 për Distriktin e 16-të të Kongresit në Nju Jork.

Engel ishte një zë liberal i hapur si në Uashington ashtu edhe në distriktin e tij. Ai shihej shpesh në aktivitete në Westchester, veçanërisht në ato që mbështesnin kauza liberale.

Ish-kongresisti amerikan, dhe, ish-kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës, Engel, ka përfaqësuar pjesë të Bronksit – një lagje e qytetit të Nju Jorkut me një popullsi të madhe dhe politikisht aktive etnike shqiptare, për më shumë se tre dekada, që nga viti 1989 dhe ishte një udhëheqës në Kongresin që mblodhi mbështetje për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008.

Mbështetja e tij e palëkundur për Kosovën gjatë dekadave e ka bërë atë një personazh të famshëm në Kosovë.

Kosova ka emëruar një rrugë dhe një autostradë në nder të Engelit dhe madje ka lëshuar një pullë me imazhin e tij.

Pasioni i Ballkanit

Edhe pse Engel kishte demostuar se ku qëndrojnë interesat e tij politike gjatë njërës prej seancave të tij të fundit dëgjimore në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

 

 

«Nuk e dija se çfarë pasioni do të zhvilloja për një cep të vogël të Evropës të quajtur Ballkan», kishte thënë Engel.

«Kam udhëtuar në çdo vend të Ballkanit Perëndimor disa herë, jam takuar me kaq shumë udhëheqës nga kaq shumë parti dhe kam filluar ta dua shumëllojshmërinë e pasur të kulturave, etnive dhe feve», tha ai.

«Por asnjë vend nuk më ka prekur zemrën më shumë se Kosova», tha ai në një hyrje që shpesh prekte rolin e tij udhëheqës në politikën amerikane në Ballkan gjatë dekadave.

Engel hyri në Kongres pikërisht kur Jugosllavia po shpërbëhej me dhunë përgjatë vijave etnike, dhe ai u zhyt në shumë mosmarrëveshje rajonale nëpërmjet vendit të tij në Komitetin e Punëve të Jashtme, duke fituar përfundimisht një reputacion si ekspert i Ballkanit.

Ai ishte ndër ligjvënësit e parë amerikanë që i bëri thirrje administratës së Presidentit Bill Clinton të ndërhynte në vitin 1998 për të ndaluar forcat jugosllave dhe serbe në Kosovë dhe ishte padyshim avokati më i zëshëm në Kongres për njohjen e pavarësisë së vendit nga SHBA-ja një dekadë më vonë.

Engel kishte luftuar për drejtësi për vëllezërit Bytyqi, tre shqiptaro-amerikanë që u ekzekutuan menjëherë nga policia serbe në vitin 1999. Vrasësit e tyre nuk janë ndjekur penalisht.

TË NGJASHME
Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri