“Iu bëftë mirë”, Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani flet shqip në videon me Action Bronson

/cnt/019d53be-4d03-74b9-8ed8-93f41ef94398__m.webp

Kryetari i New York City, Zohran Mamdani, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale, këtë herë për një moment simpatik gjatë takimit me reperin dhe kuzhinierin shqiptar, Arian Asllani, i njohur ndryshe edhe si Action Bronson. Në videon që po qarkullon gjerësisht, Mamdani shihet duke provuar ushqime tradicionale shqiptare, ndërsa në një moment surprizon duke […]

Në videon që po qarkullon gjerësisht, Mamdani shihet duke provuar ushqime tradicionale shqiptare, ndërsa në një moment surprizon duke folur edhe shqip.

Teksa shijon gatimet e përgatitura nga Bronson, ai dëgjohet duke thënë: “Iu bëftë mirë”, një shprehje tipike shqiptare që përdoret gjatë vakteve.

Ky detaj i vogël, por domethënës, është pritur me shumë entuziazëm nga përdoruesit e rrjeteve sociale, veçanërisht nga komuniteti shqiptar, të cilët e kanë komentuar si një gjest respekti ndaj kulturës dhe traditës shqiptare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Takimi mes Mamdanit dhe Action Bronson kishte në fokus kuzhinën shqiptare, ku reperi me rrënjë shqiptare prezantoi disa nga shijet tradicionale. Megjithatë, momenti kur kryetari i New York-ut foli shqip u bë një nga pjesët më të shpërndara të videos, duke e kthyer atë në një moment viral.

Ky episod tregon edhe një herë se si kultura shqiptare po gjen hapësirë në skenën ndërkombëtare, ndërsa gjeste të tilla të vogla ndihmojnë në promovimin e saj edhe përtej kufijve. /Telegrafi/

TË NGJASHME
Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri