Intervistë nga Haga, Thaçi pyetet për shkëmbimin e territoreve – Ja si përgjigjet

/cnt/019d7d24-11a7-7eb8-8095-152e26f10f84__m.webp

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se propozimi i tij për shkëmbim territoresh me Serbinë kishte për qëllim arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare dhe sigurimin e paqes afatgjatë mes dy vendeve. Në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Zeitung, Thaçi është pyetur lidhur me këtë ide dhe nëse ajo ishte diskutuar me presidentin e Serbisë, […]

Në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Zeitung, Thaçi është pyetur lidhur me këtë ide dhe nëse ajo ishte diskutuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Qëllimi im kryesor ishte sigurimi i një paqeje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë, që do t’u mundësonte të dyja vendeve të ecin përpara dhe Kosovës integrim të plotë ndërkombëtar. Do të ishte e pafalshme të lihen probleme të pazgjidhura për brezat e ardhshëm”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka theksuar se angazhimi i tij ka qenë i orientuar drejt një zgjidhjeje përmes dialogut dhe mjeteve diplomatike, në përputhje me rendin kushtetues të vendit.

Sipas tij, Bashkimi Evropian ka luajtur rol të rëndësishëm në procesin e dialogut Kosovë–Serbi, ndërsa përfshirja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka bërë progresin më të dukshëm.

“Përparimi është më i madh kur përfshihen edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ai.

Thaçi ka vlerësuar se pesë vitet e fundit kanë qenë të humbura për Kosovën në raport me partnerët ndërkombëtarë, duke shprehur shqetësim edhe për masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj vendit.

Ai ka theksuar se ruajtja e marrëdhënieve me aleatët strategjikë duhet të mbetet prioritet i politikës shtetërore.

TË NGJASHME
Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri