Tasholli për protestën kundër Gjykatës Speciale: UÇK-ja është mbi të gjitha partitë politike

/cnt/019c9630-94d2-7a97-b96e-5c41118fc711__m.webp

Ismail Tasholli, themelues dhe kryesues i “LIRIA KA EMËR”, në emisionin Reel Talk me Maxhunin, që transmetohet në Periskopi dhe T7, ka treguar arsyet e organizimit të protestës më 17 shkurt kundër Gjykatës Speciale, ku po gjykohen krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka thënë se dita e organizimit të protestës përkon me datën […]

Ai ka thënë se dita e organizimit të protestës përkon me datën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe se kjo ndërlidhet me akterët kryesorë të kësaj shpalljeje, të cilët po gjykohen në Hagë.

“Janë disa arsye, por është edhe përafrimi i datës së verdiktit dhe fjalëve përfundimtare, si dhe simbolika e 17 shkurtit, sepse nëse e rikthejmë rrjedhën, e dimë që atje janë pjesa kryesore, akterët kryesorë të kësaj date të shpalljes së saj. Është simbolika se ata njerëz atje nuk janë emra të përvetshëm, por janë pjesë e projekteve shumë të rëndësishme për shoqërinë tonë. Por është edhe një lloj qytetarie që mund të shprehet, sepse shpesh kur flasim kemi përshtypjen që qytetaria është veç një koncept abstrakt, por qytetaria është edhe përgjegjësi”, ka thënë Tasholli.

Sipas tij, qytetaria në Kosovë e ka kuptuar mënyrën se si funksionon Gjykata Speciale dhe i ka identifikuar të gjitha anomalitë e shpërfaqura, prej shkeljes së të drejtave njerëzore e deri te ato ligjore.

“Kur ndërhyn politika brenda interpretimeve juridike, është botë tjetër, është totalitare, e kundërta e demokrac liberales”.

Tasholli vuri theksin te UÇK-ja, që sipas tij “është përtej secilës dioptri politike dhe mbi të gjitha partitë politike”.

“UÇK do të mbetet ajo e pandryshueshmja”, ka thënë Tasholli në Periskopi.

 

TË NGJASHME
Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri