Spanja realizon transplantin e parë të fytyrës në botë

/cnt/019c9631-cb4a-7e7d-a375-c3c05754c852__m.webp

Spanja ka shënuar një moment historik në mjekësinë botërore, duke realizuar për herë të parë një transplant fytyre duke përdorur inde nga një dhurues, i cili kishte marrë ndihmë mjekësore gjatë vdekjes, procedurë e ligjshme në Spanjë që nga viti 2021. Ky operacion u krye në Spitalin Universitar Vall d’Hebron në Barcelonë dhe konsiderohet një […]

Ky operacion u krye në Spitalin Universitar Vall d’Hebron në Barcelonë dhe konsiderohet një hap i madh përpara në fushën e transplantologjisë dhe kirurgjisë rindërtuese, raportoi “Euronews”, transmeton Periskopi.

Operacioni u krye nga një ekip prej rreth 100 profesionistësh shëndetësorë dhe u aplikua te një paciente që kishte pësuar dëmtime të rënda të indeve të fytyrës si pasojë e një infeksioni serioz.

Këto dëmtime kanë cenuar funksione jetike si frymëmarrja, ushqyerja dhe të folurit.

Falë transplantit, u bë e mundur rindërtimi i pjesshëm i fytyrës dhe nisja e rikuperimit funksional të pacientes.

Donatorja kishte dhënë më parë pëlqimin e saj për dhurimin e organeve dhe indeve pas procedurës së vdekjes së asistuar mjekësisht. Ky pëlqim u lejoi ekipeve mjekësore të përgatiteshin me kujdes për ndërhyrjen komplekse, përfshirë përputhjen dhe përgatitjen e saktë të indeve të fytyrës

Operacioni u drejtua nga doktor Joan Pere Barret, shefi i Shërbimit të Kirurgjisë Plastike dhe Djegieve në Vall d’Hebron.

Sipas Barretit, ky lloj transplanti përfshin transplantimin e lëkurës, muskujve, nervave dhe strukturave kockore, si dhe përdorimin e vazhdueshëm të barnave imunosupresive për të parandaluar refuzimin e indeve.

TË NGJASHME
Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri