Kreu i OVL-UÇK-së për kërkesën e Prokurorisë Speciale: Çmenduria dhe gënjeshtra e shekullit

/cnt/019c9628-e877-7e59-abdb-14130392debc__m.webp

Hysni Gucati, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), në emisionin “Reel Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7, e ka konsideruar çmenduri propozimin e Prokurorisë për t’i dënuar me nga 45 vjet burg drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Prokuroria Speciale […]

Prokuroria Speciale ka kërkuar nga 45 vjet burg për secilin, e kjo për Gucatin është çmenduria e shekullit.

“Unë kam menduar se për të gjithë grupin 45 vite, kjo është një çmenduri e shekullit 21. Pse nuk po kërkon dënim me vdekje Prokuroria Speciale? Ajo çka po bën Prokuroria Speciale me ato gënjeshtrat e veta, që nuk u mundua ta paraqesë një njeri 29-vjeçar si Hashim Thaçi, i cili e ka udhëhequr Rambujenë, Konferencën e Vjenës dhe të gjitha proceset, dhe ka arritur t’i mashtrojë ndërkombëtarët? Qaq naivë dhe budallenj qenkan ndërkombëtarët, që t’i mashtrojmë ne, një komb i vogël? Kjo është një prokurori e çmendur. Thonë se Hashim Thaçi e ka mashtruar Clarkun dhe Rubinin”.

“Clarku mbi 40 vite epror i lartë i NATO-s dhe komandant suprem. Kjo është, mund të them, gënjeshtra e shekullit dhe çmenduria e shekullit. Besoj shumë në drejtësi, por jo në drejtësi politike, sepse më ngjan me gjykatat e Serbisë në kohën e Jugosllavisë. Shpresoj që gjyqtarët të anojnë kah drejtësia”, ka thënë Gucati.

TË NGJASHME
Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri