Gucati: Serbia ka angazhuar diplomatë për të lobuar kundër krerëve të UÇK-së, Kosova asgjë

/cnt/019c9628-cc9f-7edb-8b05-1b385b77cc56__m.webp

Hysni Gucati, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), në emisionin “Reel Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7, ka thënë se efekti i protestave ka qenë shumë i madh, sepse sipas tij janë liruar shumë masa për krerët e UÇK-së që po gjykohen. “Është krejt tjetër […]

“Është krejt tjetër trajtim atje dhe qëllimi i protestave ka qenë sensibilizimi”.

Gucati ka thënë se protesta e thirrur më 17 shkurt për të kërkuar drejtësi për krerët e UÇK-së është festë dhe protestë njëkohësisht.

“Unë kisha bërë thirrje që anë e kënd ku ka shqiptarë të vijnë të gjithë në Prishtinë, sa më shumë, sepse është simbolikë dhe ndërkombëtarët e shohin”, ka thënë Gucati.

Ai ka bërë të ditur se do të ketë protestues nga të gjitha viset shqiptare dhe se numri do të jetë i madh.

“Populli është me UÇK-në dhe me liridashësit. Unë kam shpresë që numri do ta kalojë 100 mijë. Do të kemi nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Presheva”.

Gucati ka ndarë edhe disa informacione që, sipas tij, dhjetëra diplomatë serbë janë paguar për të lobuar që të dënohen krerët e UÇK-së, ndërsa, sipas tij, Kosova nuk ka bërë asgjë.

“Dua të them një të vërtetë, se 60 diplomatë serbë i ka paguar Serbia nëpër Evropë qe tri javë, duke lobuar kundër Hashim Thaçit. Çka kemi bërë ne? Asnjë diplomat nuk e kemi jashtë vendit për të lobuar kundër padrejtësisë”, ka thënë Gucati.

 

TË NGJASHME
Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri