Gucati: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, dënohet shteti i Kosovës

/cnt/019c9628-cfc1-7d8e-8d92-4327220c5a7e__m.webp

Hysni Gucati, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), në emisionin “Reel Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7, ka thënë se do të shkojë në Hagë për ta dëgjuar fjalën përfundimtare të katër krerëve të UÇK-së që po gjykohen. Ai ka thënë se në maj do […]

Ai ka thënë se në maj do të festojnë ardhjen e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

“Të mërkurën Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi do ta kenë nga një fjalë rasti. Do të jem atje në seancë, me datën 16 dhe 17, sepse kam dëshirë t’i dëgjoj këta katër krerë të shtetit. Këta janë heronj. Këta janë heronj të gjallë, njerëz që e kanë bërë shtetin dhe luftën”, ka thënë Gucati.

Pas fjalës përfundimtare, Trupi Gjykues ka kohë 90 ditë ta marrë një vendim, por a mund të shtyhet edhe më shumë? Gucati ka thënë se shpreson që muaji maj do të jetë festë për lirimin e krerëve të luftës.

“Nuk jam jurist, por unë shpresoj se më 20 maj do ta festojmë ardhjen e tyre. Pa dyshim ma ndien zemra, jo që kam unë informacione, por e ndiej. Do ta festojmë fitoren e madhe të shtetit, shkronjav të arta të UÇK-së”.

Gucati ka thënë se nëse dënohen krerët e UÇK-së, nuk dënohen Thaçi, Krasniqi, Selimi e Veseli, por dënohet shteti i Kosovës, i tërë populli dhe Kushtetuta.

“Sepse këtë shtet e kemi bërë me shumë sakrificë e mund. Do të ndodhte katastrofa më e madhe nëse dënohet kjo luftë. Edhe ndërkombëtarët nuk besoj që do ta lejojnë që të dënohen krerët e luftës. Jam optimist dhe nuk besoj fare që do të dënohen. Besoj në Zot dhe shumë jam optimist se do ta gëzojmë lirinë me ta”, ka thënë Gucati.

TË NGJASHME
Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri