Tragjike/ I mori joystikun e videolojës, 11-vjeçari vret me armë zjarri babanë e tij

/cnt/019c9636-488a-79e9-8498-2a00d6178d62__m.webp

Një ngjarje tronditëse është regjistruar më 13 janar në Perry County, Pennsylvania. Një djalë 11-vjeçar qëlloi për vdekje të atin e tij, pasi ky i fundit i kishte konfiskuar joystikun e videolojërave Nintendo Switch, raportojnë mediat amerikane. Policia u përgjigj ndaj një thirrjeje emergjente gjatë natës dhe gjeti Douglas Dietz, 42 vjeç, të pajetë në […]

Një djalë 11-vjeçar qëlloi për vdekje të atin e tij, pasi ky i fundit i kishte konfiskuar joystikun e videolojërave Nintendo Switch, raportojnë mediat amerikane.

Policia u përgjigj ndaj një thirrjeje emergjente gjatë natës dhe gjeti Douglas Dietz, 42 vjeç, të pajetë në shtratin e tij. Bashkëshortja e viktimës, e cila po flinte, u zgjua nga një zhurmë e fortë dhe u përpoq ta zgjonte, por ai nuk reagoi. Pasi ndezi dritën, ajo kuptoi se dhoma ishte mbuluar me gjak.

Sipas raportimeve, në atë moment djali i tha nënës: “Babi vdiq. Unë e vrava babin.” Gruaja kishte ndier gjithashtu një erë të ngjashme me fishekzjarrët, që më vonë rezultoi të ishte aroma e armës së zjarrit.

Hetimet paraprake tregojnë se fëmija kishte gjetur çelësat e armës së mbyllur ndërsa kërkonte konzolën e konfiskuar. Ai më pas mori armën, e mbushi dhe qëlloi babanë e tij, raporton TCh, transmeton Periskopi.

11-vjeçari ndodhet aktualisht në paraburgim policor dhe autoritetet kanë refuzuar lirimin e tij me kusht. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë./Periskopi

TË NGJASHME
Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri