Gashi i PDK-së: Në secilin subjekt politik ka pasur përpjekje për devijimin e vullnetit të qytetarëve

/cnt/019c9632-4181-7f54-8e63-62b366aa2be1__m.webp

Ilir Gashi, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Partia Demokratike e Kosovës, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7, ka thënë se procesi zgjedhor deri në fund është zhvilluar si duhet, por sipas tij, kanë dalë njerëz me vullnet të keq për ta cenuar vullnetin e qytetarëve. “I gjithë […]

“I gjithë procesi është i lënduar, sepse brenda secilit subjekt politik ka pasur përpjekje për ta devijuar vullnetin e qytetarëve sa i përket votave për kandidatët e subjekteve politike”, ka thënë Gashi.

Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ ka theksuar se nuk duhet të hidhet faji te vëzhguesit nga OJQ-të. Sipas tij, data e zgjedhjeve ka qenë problematike për shkak të periudhës së fundvitit dhe festave.

“Nuk do të doja ta hidhja fajin as te vëzhguesit, e as më pak te OJQ-të, por data e zgjedhjeve ka qenë e tillë që parashikohej mungesë e mbulueshmërisë, pasi ishin festat e fundvitit. Vëzhgueshmëria ka qenë e mangët edhe nga vetë subjektet politike dhe ndoshta edhe kjo ka bërë që persona të caktuar të jenë më komodë në administrimin e zgjedhjeve. Njëra nga arsyet pse zgjedhjet nuk janë administruar si duhet ka qenë edhe koha kur janë mbajtur”, ka thënë Gashi./Periskopi/

TË NGJASHME
Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama kërkesë Ujësjellësit që të mos intervenojë në rrugë pa e njoftuar Komunën

Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Rama prezanton programin për fermerët: Bujrum bëni planin, deri në 2 milionë euro mbështetje

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Negociatat SHBA-Iran, kryeministri i Pakistanit po negocion ndaraz me palët

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Djali i Agim Ramadanit: Ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet, ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

Shqipëri: Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, arrestohet nëna, në kërkim i biri

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Kosova në zi për Eliot Engel: Liderët vlerësojnë rolin e tij historik për lirinë dhe pavarësinë

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri

Ky dyshohet se është 19-vjeçari kosovar që vdiq në aksidentin fatal në Austri