Flick e analizon humbjen nga Atletico dhe flet për “përmbysjen e madhe” në Madrid

/cnt/019d7d24-e61a-7b66-b9f7-3faa5745a27c__m.webp

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick është ndier i dëshpëruar me humbjen e mbrëmshme nga Atletico Madridi në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. “Blaugrana” u mposhtën në “Camp Nou” me rezultat 0:2, ndërsa iu kushtoi tej mase përjashtimi i qendërmbrojtësit të ri, Pau Cubarsi, i cili bëri faull si lojtari i fundit dhe […]

“Blaugrana” u mposhtën në “Camp Nou” me rezultat 0:2, ndërsa iu kushtoi tej mase përjashtimi i qendërmbrojtësit të ri, Pau Cubarsi, i cili bëri faull si lojtari i fundit dhe u ndëshkua me karton të kuq.

E trajneri gjerman foli pas lojës për “Sky Sport”, duke e shprehur zhgënjimin për humbjen, por ai beson tek lojtarët e tij për lojën e kthimit, e cila do të luhet javën tjetër në “Metropolitano”, përcjell Periskopi.

“Sot nuk ishte mbrëmja jonë. Ata ishin shumë me fat. Kishte një karton të kuq kundër nesh dhe mbetëm në disavantazh. Luajtëm mirë dhe jam krenar me lojtarët e mi, sepse edhe me një lojtar më pak bëmë shumë mirë. Mund të flitej edhe për një karton të kuq për Atleticon, sepse në momentin e rivënies nga portieri i tyre, mbrojtësi i tyre e preku topin me dorë. Ishte penallti e qartë dhe karton i dytë i verdhë. Nuk u ndëshkua, duhet ta pranojmë, por nuk është një ndjesi e mirë.”

Dhe tani, në ndeshjen e kthimit? “Për ne është e rëndësishme ta ruajmë pozitivitetin në ndeshjen e ardhshme. Kemi lojtarë që mund ta vendosin lojën. E dimë që është e vështirë, por do të japim gjithçka për ta arritur objektivin.”

TË NGJASHME
Tre yjet e Kosovës pjesë e formacionit të ndeshjes Augsburg – Hoffenheim

Tre yjet e Kosovës pjesë e formacionit të ndeshjes Augsburg – Hoffenheim

Juventusi konfirmon rinovimin e kontratës së Spallettit përmes një videoje

Juventusi konfirmon rinovimin e kontratës së Spallettit përmes një videoje

Fury kundër Makhmudov: Gjithçka që duhet të dini rreth ndeshjes së boksit në kategorinë e rëndë

Fury kundër Makhmudov: Gjithçka që duhet të dini rreth ndeshjes së boksit në kategorinë e rëndë

Milanit i rriten shpresat për transferimin e Lewandowskit

Milanit i rriten shpresat për transferimin e Lewandowskit

Gjyqtari Istvan Kovacs thuhet se është përjashtuar nga ndeshjet e Ligës së Kampionëve këtë sezon

Gjyqtari Istvan Kovacs thuhet se është përjashtuar nga ndeshjet e Ligës së Kampionëve këtë sezon

Mbyllen ndeshjet e para çerekfinale në Ligën e Europës, këto janë rezultatet

Mbyllen ndeshjet e para çerekfinale në Ligën e Europës, këto janë rezultatet

Real Madridi synon goditjen e verës me ofertë marramendëse për Olise, përfshin edhe një lojtar

Real Madridi synon goditjen e verës me ofertë marramendëse për Olise, përfshin edhe një lojtar

Aston Villa fiton ndaj Bolognas, Freiburg triumfon ndaj Celta Vigos – këto janë rezultatet e Europa Ligës

Aston Villa fiton ndaj Bolognas, Freiburg triumfon ndaj Celta Vigos – këto janë rezultatet e Europa Ligës

A do të pensionohet nga kombëtarja? Kjo është përgjigjja e Vedat Muriqit

A do të pensionohet nga kombëtarja? Kjo është përgjigjja e Vedat Muriqit

Zyrtare: Barcelona dorëzon ankesën në UEFA për gjyqtarin e ndeshjes ndaj Atletico Madridit

Zyrtare: Barcelona dorëzon ankesën në UEFA për gjyqtarin e ndeshjes ndaj Atletico Madridit

Ish-trajneri i Muriqit flet për kohën e tij në Shqipëri: Ai është modeli i Ronaldos – jam krenar që e kam stërvitur këtë lojtar

Ish-trajneri i Muriqit flet për kohën e tij në Shqipëri: Ai është modeli i Ronaldos – jam krenar që e kam stërvitur këtë lojtar