A do të pensionohet nga kombëtarja? Kjo është përgjigjja e Vedat Muriqit

/cnt/019d7d24-9ba6-7300-99af-4473bc0c375b__m.webp

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi e kishte patur të qartë se do të pensionohej nga Kombëtarja e Kosovës, pas pjesëmarrjes në Botëror. Megjithatë, kualifikimi historik në Kupën e Botës nuk ndodhi, pasi Dardanët u mposhtën minimalisht 0:1 nga Turqia në Prishtinë. Lidhur me të ardhmen e tij te Kosova, Muriqi foli për La Zona 10. “Plani […]

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi e kishte patur të qartë se do të pensionohej nga Kombëtarja e Kosovës, pas pjesëmarrjes në Botëror.

Megjithatë, kualifikimi historik në Kupën e Botës nuk ndodhi, pasi Dardanët u mposhtën minimalisht 0:1 nga Turqia në Prishtinë.

Lidhur me të ardhmen e tij te Kosova, Muriqi foli për La Zona 10.

“Plani ishte të luaja në Kupën e Botës dhe më pas të tërhiqesha. Këtë ua kam thënë presidentit dhe trajnerit”, deklaroi Muriqi.

Megjithatë, ai theksoi se aktualisht nuk dëshiron të fokusohet në këtë çështje, pasi prioritet mbetet përfundimi i sezonit me klubin e tij në Spanjë.

“Nuk kam menduar për këtë, po përpiqem të mos mendoj sepse dua të përqendrohem te ajo që ka mbetur me Mallorcan. Më vonë do të kem kohë të mendoj”, shtoi ai.

Muriqi konfirmoi se vendimi përfundimtar ende nuk është marrë, duke nënvizuar se gjithçka do të peshohet me kujdes në bashkëpunim me familjen e tij.

“Nuk kam marrë asnjë vendim. Kam biseduar me gruan dhe familjen time dhe duhet ta peshoj mirë. Ende nuk kam vendosur”, përfundoi sulmuesi kosovar.

TË NGJASHME
Tre yjet e Kosovës pjesë e formacionit të ndeshjes Augsburg – Hoffenheim

Tre yjet e Kosovës pjesë e formacionit të ndeshjes Augsburg – Hoffenheim

Juventusi konfirmon rinovimin e kontratës së Spallettit përmes një videoje

Juventusi konfirmon rinovimin e kontratës së Spallettit përmes një videoje

Fury kundër Makhmudov: Gjithçka që duhet të dini rreth ndeshjes së boksit në kategorinë e rëndë

Fury kundër Makhmudov: Gjithçka që duhet të dini rreth ndeshjes së boksit në kategorinë e rëndë

Milanit i rriten shpresat për transferimin e Lewandowskit

Milanit i rriten shpresat për transferimin e Lewandowskit

Gjyqtari Istvan Kovacs thuhet se është përjashtuar nga ndeshjet e Ligës së Kampionëve këtë sezon

Gjyqtari Istvan Kovacs thuhet se është përjashtuar nga ndeshjet e Ligës së Kampionëve këtë sezon

Mbyllen ndeshjet e para çerekfinale në Ligën e Europës, këto janë rezultatet

Mbyllen ndeshjet e para çerekfinale në Ligën e Europës, këto janë rezultatet

Real Madridi synon goditjen e verës me ofertë marramendëse për Olise, përfshin edhe një lojtar

Real Madridi synon goditjen e verës me ofertë marramendëse për Olise, përfshin edhe një lojtar

Aston Villa fiton ndaj Bolognas, Freiburg triumfon ndaj Celta Vigos – këto janë rezultatet e Europa Ligës

Aston Villa fiton ndaj Bolognas, Freiburg triumfon ndaj Celta Vigos – këto janë rezultatet e Europa Ligës

Zyrtare: Barcelona dorëzon ankesën në UEFA për gjyqtarin e ndeshjes ndaj Atletico Madridit

Zyrtare: Barcelona dorëzon ankesën në UEFA për gjyqtarin e ndeshjes ndaj Atletico Madridit

Ish-trajneri i Muriqit flet për kohën e tij në Shqipëri: Ai është modeli i Ronaldos – jam krenar që e kam stërvitur këtë lojtar

Ish-trajneri i Muriqit flet për kohën e tij në Shqipëri: Ai është modeli i Ronaldos – jam krenar që e kam stërvitur këtë lojtar