Jo për t’u çuditur: Reali proteston për një karton të kuq që konsideron që s’u dha mbrëmë

/cnt/019d7d25-23e6-769b-8aa2-3875d89113b8__m.webp

Humbja nga Bayern Munichu nuk ka lënë vetëm zhgënjim nga rezultati te Real Madridi, por edhe shumë polemika për referimin. Në veçanti, klubi “Merengues” është i irrituar për një episod kyç të ndeshjes: ndërhyrjen e Jonathan Tah ndaj Kylian Mbappé, e cila për madrilenët meritonte karton të kuq. Vendimi i gjyqtarit për ta ndëshkuar vetëm […]

Humbja nga Bayern Munichu nuk ka lënë vetëm zhgënjim nga rezultati te Real Madridi, por edhe shumë polemika për referimin.

Në veçanti, klubi “Merengues” është i irrituar për një episod kyç të ndeshjes: ndërhyrjen e Jonathan Tah ndaj Kylian Mbappé, e cila për madrilenët meritonte karton të kuq.

Vendimi i gjyqtarit për ta ndëshkuar vetëm me karton të verdhë është konsideruar “i pakuptueshëm” nga kampi i Realit, duke qenë se ndërhyrja ishte e rrezikshme dhe mund të kishte pasoja më të rënda për sulmuesin francez.

“Nuk e kuptoj se përse nuk u dha kartoni i kuq, janë vendime të pakompensueshme”, deklaroi trajneri Alvaro Arbeloa.

Në të njëjtën linjë është edhe ish gjyqtari Mateu Lahoz, i cili vendimin e ka definuar si “mjaft jokorrekt”, duke nënvizuar se kontakti ndodhi në një zonë delikate përcjell Gazeta Express, transmeton Periskopi.

Situatën e zbut paksa eksperti gjerman, Lutz Wagner.

“Intervenim në limite, por kartoni i verdhë mund të jepet, është e drejt.”

Për ta komplikuar edhe më shumë situatën është edhe pezullimi i Aurélien Tchouaméni, i cili u ndëshkua me karton të verdhë dhe kështu do të mungojë në ndeshjen e kthimit.

Mesfushori nuk ishte aspak dakord me vendimin: “Nuk është kurrë karton i verdhë, është e padrejtë”, ka deklaruar ai pas ndeshjes.

Kështu, përveç disavantazhit në rezultat, Real Madridi duhet të përballet edhe me mungesa të rëndësishme dhe me polemikat për arbitrimin.

Megjithatë, fokusi tashmë është te sfida e kthimit në Mynih, ku do të kërkohet një tjetër përmbysje për ta vazhduar aventurën në Champions League

TË NGJASHME
Tre yjet e Kosovës pjesë e formacionit të ndeshjes Augsburg – Hoffenheim

Tre yjet e Kosovës pjesë e formacionit të ndeshjes Augsburg – Hoffenheim

Juventusi konfirmon rinovimin e kontratës së Spallettit përmes një videoje

Juventusi konfirmon rinovimin e kontratës së Spallettit përmes një videoje

Fury kundër Makhmudov: Gjithçka që duhet të dini rreth ndeshjes së boksit në kategorinë e rëndë

Fury kundër Makhmudov: Gjithçka që duhet të dini rreth ndeshjes së boksit në kategorinë e rëndë

Milanit i rriten shpresat për transferimin e Lewandowskit

Milanit i rriten shpresat për transferimin e Lewandowskit

Gjyqtari Istvan Kovacs thuhet se është përjashtuar nga ndeshjet e Ligës së Kampionëve këtë sezon

Gjyqtari Istvan Kovacs thuhet se është përjashtuar nga ndeshjet e Ligës së Kampionëve këtë sezon

Mbyllen ndeshjet e para çerekfinale në Ligën e Europës, këto janë rezultatet

Mbyllen ndeshjet e para çerekfinale në Ligën e Europës, këto janë rezultatet

Real Madridi synon goditjen e verës me ofertë marramendëse për Olise, përfshin edhe një lojtar

Real Madridi synon goditjen e verës me ofertë marramendëse për Olise, përfshin edhe një lojtar

Aston Villa fiton ndaj Bolognas, Freiburg triumfon ndaj Celta Vigos – këto janë rezultatet e Europa Ligës

Aston Villa fiton ndaj Bolognas, Freiburg triumfon ndaj Celta Vigos – këto janë rezultatet e Europa Ligës

A do të pensionohet nga kombëtarja? Kjo është përgjigjja e Vedat Muriqit

A do të pensionohet nga kombëtarja? Kjo është përgjigjja e Vedat Muriqit

Zyrtare: Barcelona dorëzon ankesën në UEFA për gjyqtarin e ndeshjes ndaj Atletico Madridit

Zyrtare: Barcelona dorëzon ankesën në UEFA për gjyqtarin e ndeshjes ndaj Atletico Madridit

Ish-trajneri i Muriqit flet për kohën e tij në Shqipëri: Ai është modeli i Ronaldos – jam krenar që e kam stërvitur këtë lojtar

Ish-trajneri i Muriqit flet për kohën e tij në Shqipëri: Ai është modeli i Ronaldos – jam krenar që e kam stërvitur këtë lojtar