Pavarësisht dramës, David dhe Victoria Beckham e urojnë Brooklyn për ditëlindjen e 27-të

/cnt/019cb94a-879d-7e38-9e39-f751314299ed__m.webp

Pavarësisht dramës familjare, David dhe Victoria Beckham, i dërguan një mesazh djalit të tyre Brooklyn. Ata publikuan foto të vjetra në rrjetet sociale dhe e uruan për ditëlindjen e 27-të. Ish-futbollisti shkroi përkrah një fotoje të tyre së bashku nga pishina: “27 vjeç sot. Gëzuar ditëlindjen. Të duam”. Ai postoi gjithashtu një foto të të […]

Pavarësisht dramës familjare, David dhe Victoria Beckham, i dërguan një mesazh djalit të tyre Brooklyn.

Ata publikuan foto të vjetra në rrjetet sociale dhe e uruan për ditëlindjen e 27-të.

Ish-futbollisti shkroi përkrah një fotoje të tyre së bashku nga pishina: “27 vjeç sot. Gëzuar ditëlindjen. Të duam”.

Ai postoi gjithashtu një foto të të dyve me një mesazh të ngjashëm.

Victoria Beckham shkroi: “Gëzuar ditëlindjen e 27-të, Brooklyn. Të dua shumë”.

Brooklyn ende nuk i është përgjigjur urimeve të tyre, por fansat shpresojnë se ky është një hap drejt pajtimit të tyre, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Një burim i tha revistës britanike Metro, ndër të tjera: “David dhe Victoria janë të zhgënjyer që nuk do të jenë në kontakt me Brooklyn as për ditëlindjen e tij këtë vit. Kjo është shumë ndryshe sepse ata janë mësuar të festojnë së bashku si familje. Ata pëlqejnë të organizojnë darka të mëdha familjare me të gjithë fëmijët dhe t’i mbulojnë me dashuri, për të mos përmendur fotot dhe kartolinat e fëmijërisë që ndajnë në Instagram”.

Siç dihet, Brooklyn i akuzoi prindërit e tij se po përpiqeshin të sabotonin martesën me Nicolan.

Ai u tha atyre se mund ta kontaktonin përmes një avokati dhe i bllokoi në rrjetet sociale. /Periskopi

TË NGJASHME
Ibrahim Tatlises dërgohet me urgjencë në spital, kjo është gjendja e tij

Ibrahim Tatlises dërgohet me urgjencë në spital, kjo është gjendja e tij

Drejtësia flet për Hande Erçel, dalin rezultatet e analizave për substanca të ndaluara

Drejtësia flet për Hande Erçel, dalin rezultatet e analizave për substanca të ndaluara

Qëllohet me armë reperi i njohur, po trajtohet në spital

Qëllohet me armë reperi i njohur, po trajtohet në spital

Djali i Britneyt bën ndryshimin e madh, vendos mbiemrin e nënës

Djali i Britneyt bën ndryshimin e madh, vendos mbiemrin e nënës

“Myzhde”, Dua Lipa po bëhet gati për martesë

“Myzhde”, Dua Lipa po bëhet gati për martesë

Teuta Selimi publikon këngën e re “Selam” (VIDEO)

Teuta Selimi publikon këngën e re “Selam” (VIDEO)

Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë

Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë

Leonora Jakupi shkon në Paris, kush po e shoqëron?

Leonora Jakupi shkon në Paris, kush po e shoqëron?

Bebe Rexha fiton çmimin “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards

Bebe Rexha fiton çmimin “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards

Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima: S’du as ma shumë as ma pak, veç paret e mia

Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima: S’du as ma shumë as ma pak, veç paret e mia

Angelina Jolie tërheq vëmendjen në Shangai me buzëkuq të kuq dhe stil elegant në eventin e Tom Ford

Angelina Jolie tërheq vëmendjen në Shangai me buzëkuq të kuq dhe stil elegant në eventin e Tom Ford