Drejtësia flet për Hande Erçel, dalin rezultatet e analizave për substanca të ndaluara

/cnt/019d6d30-b4f3-7c1d-b514-1f11405d8e55__m.webp

Pas një periudhe spekulimesh në kuadër të një hetimi të gjerë për narkotikët në Stamboll, e vërteta mbi përfshirjen e aktores së mirënjohur Hande Erçel është zbardhur. Raporti zyrtar i mjekësisë ligjore ka konfirmuar se në trupin e aktores nuk është gjetur asnjë gjurmë e substancave të ndaluara. Hetimi, i udhëhequr nga Kryeprokuroria Publike e […]

Hetimi, i udhëhequr nga Kryeprokuroria Publike e Stambollit, kishte në shënjestër disa figura publike të botës së artit dhe medias. Si pjesë e procedurave ligjore, të gjithë personave të përfshirë u janë marrë mostra të gjakut dhe flokëve për ekzaminime të detajuara laboratorike në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hande Erçel (@handemiyy)

Sapo mori njoftimin se emri i saj ishte përmendur në dosje, Erçel u rikthye menjëherë në Turqi për t’u vënë në dispozicion të drejtësisë. Gjatë dëshmisë së dhënë në prokurori, aktorja mohoi në mënyrë kategorike akuzat, duke deklaruar se nuk ka përdorur kurrë në jetën e saj asnjë lloj droge apo stimuluesi, raporton prive.al, transmeton Periskopi.

Rezultatet e analizave kanë vërtetuar fjalët e aktores, duke dalë plotësisht negative. Ky raport zyrtar rrëzon çdo pretendim të mëparshëm dhe pastron figurën e saj publike. Erçel u shpreh e lënduar nga mënyra se si këto pretendime qarkulluan në media, duke prekur integritetin e saj përpara se të dilnin provat shkencore.

Ndërkohë që për Hande Erçel çështja konsiderohet e mbyllur sa i përket konsumit të lëndëve narkotike, autoritetet bëjnë me dije se hetimet për personat e tjerë të dyshuar në këtë operacion janë ende në vijim e sipër./Periskopi

 

Lëshohet urdhër arrest ndaj Hande Erçel, akuza që rëndon ndaj aktores së famshme turke, bën reagimin e parë publik

Operacion anti-drogë në Turqi: Arrestohet aktorja e famshme, Hande Erçel

TË NGJASHME
Ibrahim Tatlises dërgohet me urgjencë në spital, kjo është gjendja e tij

Ibrahim Tatlises dërgohet me urgjencë në spital, kjo është gjendja e tij

Qëllohet me armë reperi i njohur, po trajtohet në spital

Qëllohet me armë reperi i njohur, po trajtohet në spital

Djali i Britneyt bën ndryshimin e madh, vendos mbiemrin e nënës

Djali i Britneyt bën ndryshimin e madh, vendos mbiemrin e nënës

“Myzhde”, Dua Lipa po bëhet gati për martesë

“Myzhde”, Dua Lipa po bëhet gati për martesë

Teuta Selimi publikon këngën e re “Selam” (VIDEO)

Teuta Selimi publikon këngën e re “Selam” (VIDEO)

Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë

Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë

Leonora Jakupi shkon në Paris, kush po e shoqëron?

Leonora Jakupi shkon në Paris, kush po e shoqëron?

Bebe Rexha fiton çmimin “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards

Bebe Rexha fiton çmimin “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards

Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima: S’du as ma shumë as ma pak, veç paret e mia

Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima: S’du as ma shumë as ma pak, veç paret e mia

Angelina Jolie tërheq vëmendjen në Shangai me buzëkuq të kuq dhe stil elegant në eventin e Tom Ford

Angelina Jolie tërheq vëmendjen në Shangai me buzëkuq të kuq dhe stil elegant në eventin e Tom Ford