“Kur vjen radha e frutave, është një shenjë që mysafirët duhet të çohen”, Bebe Rexha shpjegon traditat e mikpritjes shqiptare në emisionin amerikan ‘Delish’

/cnt/019d0af2-3656-7803-aad0-f8807313b75e__m.webp

Bebe Rexha ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin e njohur amerikan Delish Snacks, ku ka ndarë me publikun detaje interesante rreth ushqimeve të saj të preferuara, por edhe për traditat shqiptare të mikpritjes. Edhe pse është lindur dhe rritur në New York, këngëtarja me origjinë shqiptare theksoi se është rritur në një frymë të […]

Edhe pse është lindur dhe rritur në New York, këngëtarja me origjinë shqiptare theksoi se është rritur në një frymë të fortë të kulturës shqiptare, veçanërisht kur bëhet fjalë për mënyrën se si priten mysafirët në shtëpi.

Gjatë bisedës, ajo tregoi se shqiptarët kanë një mënyrë shumë të veçantë të mikpritjes. Sipas saj, gjithçka nis me shërbimin e çokollatave të vogla, për të vazhduar më pas me lëngje frutash apo pije të gazuara. Më pas, në tavolinë vendoset një tabaka me ushqime të kripura si çipsa apo kikirikë, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse.

Megjithatë, momenti më interesant dhe më humoristik i intervistës ishte kur Bebe Rexha zbuloi një “rregull të pashkruar” të mikpritjes shqiptare.

Ajo tha se servimi i frutave në fund të vizitës shpesh është një sinjal i heshtur për mysafirët.

“Është një rregull që nëse e kupton, e kupton vet. Servimi i frutave në fund është diçka si ‘erdhi koha për t’u çuar’”, u shpreh ajo me humor, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Moderatorja e emisionit u habit nga kjo traditë dhe e pyeti: “A është vërtet kështu?”, ndërsa Bebe e konfirmoi me buzëqeshje, duke e bërë momentin edhe më argëtues.

TË NGJASHME
Ibrahim Tatlises dërgohet me urgjencë në spital, kjo është gjendja e tij

Ibrahim Tatlises dërgohet me urgjencë në spital, kjo është gjendja e tij

Drejtësia flet për Hande Erçel, dalin rezultatet e analizave për substanca të ndaluara

Drejtësia flet për Hande Erçel, dalin rezultatet e analizave për substanca të ndaluara

Qëllohet me armë reperi i njohur, po trajtohet në spital

Qëllohet me armë reperi i njohur, po trajtohet në spital

Djali i Britneyt bën ndryshimin e madh, vendos mbiemrin e nënës

Djali i Britneyt bën ndryshimin e madh, vendos mbiemrin e nënës

“Myzhde”, Dua Lipa po bëhet gati për martesë

“Myzhde”, Dua Lipa po bëhet gati për martesë

Teuta Selimi publikon këngën e re “Selam” (VIDEO)

Teuta Selimi publikon këngën e re “Selam” (VIDEO)

Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë

Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë

Leonora Jakupi shkon në Paris, kush po e shoqëron?

Leonora Jakupi shkon në Paris, kush po e shoqëron?

Bebe Rexha fiton çmimin “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards

Bebe Rexha fiton çmimin “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards

Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima: S’du as ma shumë as ma pak, veç paret e mia

Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima: S’du as ma shumë as ma pak, veç paret e mia

Angelina Jolie tërheq vëmendjen në Shangai me buzëkuq të kuq dhe stil elegant në eventin e Tom Ford

Angelina Jolie tërheq vëmendjen në Shangai me buzëkuq të kuq dhe stil elegant në eventin e Tom Ford