‘Grushta e përplasje’ – kuzhinieri shqiptar me famë botërore reagon pas akuzave të rënda nga ish-punonjësit

/cnt/019cdda2-c451-78db-8b8e-dcbdd71bd004__m.webp

Për vite me radhë, Rene Rexhepi, ka qenë një nga emrat më të mëdhenj në botën e gastronomisë, ndërsa restoranti i tij ‘Noma’ është konsideruar një nga më me ndikim në industrinë e kulinarisë. Së fundmi, po përballet me kritika të reja pas një artikulli të publikuar nga The New York Times, ku ish-punonjës të restorantit […]

Së fundmi, po përballet me kritika të reja pas një artikulli të publikuar nga The New York Times, ku ish-punonjës të restorantit kanë treguar për sjellje abuzive në kuzhinë.

Sipas dëshmive të rreth 30 ish-punonjësve, mes viteve 2009 dhe 2017 në kuzhinë ndodhnin shpesh incidente ku stafi goditej me grusht, shtyhej, apo goditej me mjete kuzhine.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by noma (@nomacph)

Një ish-shef që punoi aty në vitin 2012 tha se kuzhinieri me origjinë shqiptare ‘kalonte përgjatë rreshtit dhe i godiste në gjoks’ kuzhinierët, edhe kur gabimi ishte bërë nga dikush tjetër.

Disa ish-punonjës gjithashtu pretenduan se ai i kishte kërcënuar se do t’i përjashtonte nga industria e restoranteve ose do t’u shkaktonte probleme familjarëve të tyre.

Pas publikimit të këtij lajmi, Rexhepi reagoi me një deklaratë në Instagram, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Ai tha se nuk i njeh të gjitha detajet e akuzave, por pranoi se një pjesë e sjelljes së tij në të kaluarën ka qenë e dëmshme për njerëzit që punonin me të dhe kërkoi falje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by noma (@nomacph)

Shpjegoi gjithashtu se në fillimet e karrierës kishte punuar në kuzhina ku bërtitjet, poshtërimi dhe frika ishin pjesë e kulturës, dhe megjithëse kishte premtuar se nuk do të drejtonte kurrë në atë mënyrë, presioni i madh pas hapjes së ‘Noma’-s e bëri të sillet ashtu si shefat që ai vetë kishte kritikuar.

Rene pranoi se në të kaluarën kishte shpërthime dhe ndonjëherë edhe agresion fizik, duke shtuar se gjatë dekadës së fundit ka punuar për të ndryshuar përmes terapisë, reflektimit dhe duke u larguar nga drejtimi i përditshëm i shërbimit në restorant.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rene Redzepi (@reneredzepinoma)

Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të ndara: disa e vlerësuan kërkim-faljen dhe pranimin e gabimeve, ndërsa të tjerë dyshuan për kohën dhe sinqeritetin e saj, duke pyetur edhe nëse viktimat do të marrin ndonjë formë kompensimi./Periskopi/

 

TË NGJASHME
Ibrahim Tatlises dërgohet me urgjencë në spital, kjo është gjendja e tij

Ibrahim Tatlises dërgohet me urgjencë në spital, kjo është gjendja e tij

Drejtësia flet për Hande Erçel, dalin rezultatet e analizave për substanca të ndaluara

Drejtësia flet për Hande Erçel, dalin rezultatet e analizave për substanca të ndaluara

Qëllohet me armë reperi i njohur, po trajtohet në spital

Qëllohet me armë reperi i njohur, po trajtohet në spital

Djali i Britneyt bën ndryshimin e madh, vendos mbiemrin e nënës

Djali i Britneyt bën ndryshimin e madh, vendos mbiemrin e nënës

“Myzhde”, Dua Lipa po bëhet gati për martesë

“Myzhde”, Dua Lipa po bëhet gati për martesë

Teuta Selimi publikon këngën e re “Selam” (VIDEO)

Teuta Selimi publikon këngën e re “Selam” (VIDEO)

Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë

Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë

Leonora Jakupi shkon në Paris, kush po e shoqëron?

Leonora Jakupi shkon në Paris, kush po e shoqëron?

Bebe Rexha fiton çmimin “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards

Bebe Rexha fiton çmimin “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards

Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima: S’du as ma shumë as ma pak, veç paret e mia

Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima: S’du as ma shumë as ma pak, veç paret e mia

Angelina Jolie tërheq vëmendjen në Shangai me buzëkuq të kuq dhe stil elegant në eventin e Tom Ford

Angelina Jolie tërheq vëmendjen në Shangai me buzëkuq të kuq dhe stil elegant në eventin e Tom Ford