Instagram i jep fund privatësisë së plotë: Çfarë do ndodhë me mesazhet dhe fotot e juaja personale pas 8 majit?

/cnt/019d05c2-5c35-7817-981a-0fc72ee65a43__m.webp

Instagram i jep fund privatësisë së plotë në Mesazhet Direkte dhe i paralajmëron përdoruesit të shkarkojnë mesazhe dhe foto personale për të shmangur shikimin e tyre nga të tjerët. Kompania Meta ka njoftuar se mesazhet private të Instagram-it me enkriptim “end-to-end” do të hiqen zyrtarisht më 8 maj 2026. Ky ndryshim teknik do të ndikojë […]

Kompania Meta ka njoftuar se mesazhet private të Instagram-it me enkriptim “end-to-end” do të hiqen zyrtarisht më 8 maj 2026.

Ky ndryshim teknik do të ndikojë në privatësinë e miliona përdoruesve, bisedat e të cilëve kanë qenë të paprekshme nga palët e treta, përfshirë vetë kompaninë ‘mëmë’ të platformës.

Meta këshillon përdoruesit që kanë biseda ekzistente të ndjekin udhëzimet në ekran për të shkarkuar mediat dhe arkivat para afatit, duke paralajmëruar se versionet e vjetra të aplikacionit nuk do të mbështesin më këtë funksion.

Pse po ndodh kjo dhe çfarë do të ndryshojë?

Meta nuk ka dhënë një listë të plotë të arsyeve të brendshme për këtë vendim, por konfirmon se pas 8 majit 2026, mbështetja për këtë enkriptim të veçantë do të zhduket nga ndërfaqja e Instagram-it.

Për përdoruesit, kjo do të thotë që bisedat nuk do të jenë më 100% private dhe platforma mund të ketë akses teknik mbi përmbajtjen e tyre, një ndryshim i rëndësishëm nga sistemi aktual që i mban mesazhet të paprekshme edhe për vetë Meta-n.

Instagram i fund privatësisë së plotë: Çfarë do

Po çfarë bën enkriptimi “end-to-end”

– Mesazhet kodohen që në momentin e dërgimit

Kur dërgon një mesazh, ai kodohet në telefonin tënd para se të dërgohet në serverin e Instagram-it. Vetëm telefoni i marrësit ka çelësin për ta “dekoduar” mesazhin dhe ta shohë në formë të qartë.

– As platforma nuk mund t’i lexojë

Edhe vetë Meta nuk ka akses në mesazhet e tua, sepse nuk ka çelësin për t’i deshifruar. Kjo do të thotë që mesazhet mbeten private nga çdo palë e tretë, përfshirë punonjësit e Meta-s.

– Mbështet siguri maksimale për informacion të ndjeshëm

Passëord-e, foto/video personale, biseda private, janë të mbrojtura nga hakerët dhe sulmet e jashtme. Nëse dikush e intercepton mesazhin në rrjet, ai është thjesht një pako e koduar dhe nuk mund të lexohet pa çelësin privat.

– Siguron që nuk ka ndërhyrje gjatë rrugës

Edhe nëse mesazhi kalon nga servera të shumtë ose rrjete publike, ai mbetet i koduar deri tek marrësi.

TË NGJASHME
Artemis II përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës – dhe tani po kthehen në Tokë

Artemis II përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës – dhe tani po kthehen në Tokë

Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për kthimin në Tokë

Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për kthimin në Tokë

Ndikimi i luftës në treg, vlera e bitcoin bie, kaq është montalisht

Ndikimi i luftës në treg, vlera e bitcoin bie, kaq është montalisht

NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës

NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës

Të dielen në Shkup do të mbahen gara me vetura

Të dielen në Shkup do të mbahen gara me vetura

Zyrat po të bëjnë të dukesh i lodhur? Shkencëtarët e mbështesin teorinë e TikTok-ut

Zyrat po të bëjnë të dukesh i lodhur? Shkencëtarët e mbështesin teorinë e TikTok-ut

Nëndetësja më e shpejtë në botë: “Supermakina” e oqeanit

Nëndetësja më e shpejtë në botë: “Supermakina” e oqeanit

Pse lojërat po bëhen kaq të shtrenjta? Faji është i AI

Pse lojërat po bëhen kaq të shtrenjta? Faji është i AI

Xhamat e zinj në vetura tashmë lejohen në Kosovë, këto janë procdedurat që duhet t’i kaloni

Xhamat e zinj në vetura tashmë lejohen në Kosovë, këto janë procdedurat që duhet t’i kaloni

NASA merr dritën jeshile: Rikthimi drejt Hënës pas 50 vitesh

NASA merr dritën jeshile: Rikthimi drejt Hënës pas 50 vitesh

Pse duhet ta fikni menjëherë këtë opsion në televizorin tuaj?

Pse duhet ta fikni menjëherë këtë opsion në televizorin tuaj?