Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

/cnt/019c9626-98d2-7ac5-a3e1-6bb1678bc167__m.webp

Shkruan: Kreshnik Spahiu Dje Europa Veriore doli nga një dimër i gjatë dhe ndër më të ftohtit e 20 viteve të fundit. Një dimër i egër nënkupton për gjermanët, francezët, polakët, holandezët dhe skandinavët një uri dhe nevojë për pushime të gjata në diell. Për këto arsye, miliona turistë europianë veriorë apo lindorë do të […]

Shkruan: Kreshnik Spahiu

Dje Europa Veriore doli nga një dimër i gjatë dhe ndër më të ftohtit e 20 viteve të fundit.

Një dimër i egër nënkupton për gjermanët, francezët, polakët, holandezët dhe skandinavët një uri dhe nevojë për pushime të gjata në diell.

Për këto arsye, miliona turistë europianë veriorë apo lindorë do të dynden drejt brigjeve të Mesdheut.

Por pse Shqipëria nuk po përgatitet për një sezon turistik?

Ky vit po e gjen Shqipërinë turistike në një gjendje totalisht kaotike. Asnjë segment shtetëror, politik apo mediatik nuk po investon seriozisht në infrastrukturë, logjistikë, mjedis, pastërti, tregti apo ekonomi për të përmirësuar industrinë e turizmit.

Viti 2026 po e gjen Shqipërinë:

-Pa portin e Durrësit, gjysmë të shkatërruar. U premtua si “Dubai”, me pallate dhe marina luksoze, por porti ka mbetur një gropë e zezë themelesh dhe balte.

-Pa hekurudhën e premtuar Tiranë–Durrës, që u tha se do përfundonte në 2026, por që nuk pritet të mbarojë as në 2036.

-Pa aeroportin e Vlorës, që u premtua të hapej në qershor, por u sekuestrua nga gjykata.

-Pa aeroportin e Kukësit, i cili u hap me bujë për emigrantët, por sot është pothuajse jashtë funksionit.

-Pa investime serioze në rrugët e Shqipërisë, ku shumë segmente janë bllokuar nga rrëshqitjet e dherave.

-Pa përfundimin e zgjerimit me katër korsi të autostradës Tiranë–Durrës, që duket se nuk do të mbarojë as në vitin 2040.

-Pa çmime të arsyeshme në supermarkete, që janë rritur deri në tre herë më shumë se në Gjermani apo Spanjë.

-Pa një qarkullim rrugor të sigurt, ku çdo turist heziton të marrë makinë me qira për shkak të rrugve me grupa dhe shoferëve debil që u jaoin makinave si të çmendur.

-Pa pastrim territori, me një bregdet ndër më të ndoturit në Europë.

-Pa pastrimin e lumenjve, ku mijëra tonelata plastike derdhen në det.

-Pa pastrimin e ujërave detare, ku sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit (EEA), pas analizave laboratorike, Shqipëria u listua vitin e kaluar si një nga vendet me ujërat detare më të ndotura.

-Pa kanalizime funksionale të ujërave të zeza, ku një pjesë e madhe e qyteteve bregdetare i derdhin ujrat e zeza dhe fekalet në det.

Në fund të gjithë këtyre dështimeve qeveritare, vjen edhe krye-poshtërisa politike. Mediat e huaja prej muajsh raportojnë për tensione, zjarr dhe molotovë në protestat e opozitës.

Imazhe të tilla nuk rrëzojnë një qeveri, por dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe e nxjerrin atë nga harta turistike, ashtu siç ndodhi në vitin 1997, kur vendi u izolua për dekada nga integrimi europian.

Berisha e di shumë mirë që Rama nuk rrëzohet me 20 shishe benzinë duke djegur kazanët e plehrave por imazhit të Shqipërisë i vihet flaka shumë shpejt. Një plak i sëmurë psiqikisht lufton me parimin: “Pas meje, le të bëhet qameti”.

Ky vit ka nisur më i zymtë se kurrë për Shqipërinë.

Kjo verë rrezikon të mos i joshë më turistët e huaj. Gjithnjë e më pak italianë apo spanjollë dhe gjithnjë e më shumë puntorë nga Bangladeshi dhe Filipinet. Qytetet shqiptare nuk po arrijnë më të tërheqin qytetarët europianë.

Dikur apartamentet në Airbnb jepeshin 50 euro nata; sot çmimi ka rënë në 17–25 euro, sepse kërkesa ka rënë.

Shqiptarët këtë vit rrezikojnë të humbasin miliona euro nga rënia e turizmit, dhe shpresoj që përgjegjësia të mos mbetet jetim. Injoranca ka pushtuar shoqërinë.

Ndoshta jemi i vetmi popull në planet që nuk meritojmë vetëm qeverinë, por edhe opozitën që kemi.

TË NGJASHME
Duhet t’i japim fund aleancës së turpshme të së majtës me islamistët

Duhet t’i japim fund aleancës së turpshme të së majtës me islamistët

Sot po vuajmë për një biletë, në vend se të kishim stadiumin kombëtar me 30 mijë ulesë

Sot po vuajmë për një biletë, në vend se të kishim stadiumin kombëtar me 30 mijë ulesë

Kosovocentrizmi dhe nervozizmi rreth tij

Kosovocentrizmi dhe nervozizmi rreth tij

Muri i Mitrovicës. Rrëfimi i një projekti që duhej ndalur

Muri i Mitrovicës. Rrëfimi i një projekti që duhej ndalur

Skema Piramidale e Betonit: Si po i “burgos” Shqipëria kursimet në turizmin low-cost

Skema Piramidale e Betonit: Si po i “burgos” Shqipëria kursimet në turizmin low-cost

Varfëria politike – sëmundja që po e shkreton Kosovën

Varfëria politike – sëmundja që po e shkreton Kosovën

Tërheqja e SHBA nga Kosova? Një veprim i gabuar në një moment të keq

Tërheqja e SHBA nga Kosova? Një veprim i gabuar në një moment të keq

Irani: Pse tani dhe pse kjo ndërhyrje?

Irani: Pse tani dhe pse kjo ndërhyrje?

A është kaosi politik një strategji e qëllimshme e Vetëvendosjes?

A është kaosi politik një strategji e qëllimshme e Vetëvendosjes?

Lufta në Lindjen e Mesme: Irani po liget, megjithatë sfidat mbesin

Lufta në Lindjen e Mesme: Irani po liget, megjithatë sfidat mbesin

Populizmi personalist dhe sfidat kushtetuese në Kosovë

Populizmi personalist dhe sfidat kushtetuese në Kosovë