Veturat elektrike të përdorura po bëhen më të përballueshme

/cnt/019c9636-5cd7-70bc-a382-39ead09b04dc__m.webp

Më shumë automjete elektrike ofrohen tani në AutoScout24, disa prej të cilave me çmime të ulëta. Njëkohësisht, çmimet mesatare të veturave elektrike të përdorura pritet të afrohen me ato të automobilave me benzinë që në vitin 2025. Çmimet e automjeteve të përdorura kanë rënë pothuajse për të gjitha llojet e motorëve. Çmimet mesatare të veturave […]

Çmimet e automjeteve të përdorura kanë rënë pothuajse për të gjitha llojet e motorëve. Çmimet mesatare të veturave elektrike të përdorura ranë për 8,3 për qind, ndërsa veturat me naftë ranë mesatarisht për 6 për qind.

Vetura me hibrid të lehtë (MHEV) ranë rreth 5 për qind, ndërsa hibridet e zakonshme (HEV) ranë për 1,2 për qind.

Përjashtim bëjnë hibridet plug-in (PHEV), të cilat shënuan një rritje të lehtë prej 1,25 për qind, ndërsa veturat me benzinë mbetën thuajse me të njëjtin çmim, duke rënë vetëm për 0,2 për qind.

Ndërkohë, ndërsa oferta e automobilave me motor me djegie të brendshme po zvogëlohet, numri i makinave elektrifikuara po rritet ndjeshëm në treg, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

“Shumë blerës hyjnë në mobilitetin elektrik përmes tregut të veturave të përdorura”, thotë Alberto Sanz de Lama, drejtori kryesor i AutoScout24.

Pjesa e veturave elektrike të përdorura në AutoScout24 është rritur pothuajse pesë herë që nga viti 2020. Gama e veturave hibride gjithashtu është zgjeruar vitin e kaluar. Nga ana tjetër, veturat e përdorura me benzinë dhe naftë ofroheshin më rrallë.

Çmimet e automjeteve elektrike të reja kanë rënë gjithashtu. Vetura të reja elektrike janë bërë mesatarisht 8,1 për qind më të lira në platformë./Periskopi

TË NGJASHME
Artemis II përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës – dhe tani po kthehen në Tokë

Artemis II përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës – dhe tani po kthehen në Tokë

Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për kthimin në Tokë

Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për kthimin në Tokë

Ndikimi i luftës në treg, vlera e bitcoin bie, kaq është montalisht

Ndikimi i luftës në treg, vlera e bitcoin bie, kaq është montalisht

NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës

NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës

Të dielen në Shkup do të mbahen gara me vetura

Të dielen në Shkup do të mbahen gara me vetura

Zyrat po të bëjnë të dukesh i lodhur? Shkencëtarët e mbështesin teorinë e TikTok-ut

Zyrat po të bëjnë të dukesh i lodhur? Shkencëtarët e mbështesin teorinë e TikTok-ut

Nëndetësja më e shpejtë në botë: “Supermakina” e oqeanit

Nëndetësja më e shpejtë në botë: “Supermakina” e oqeanit

Pse lojërat po bëhen kaq të shtrenjta? Faji është i AI

Pse lojërat po bëhen kaq të shtrenjta? Faji është i AI

Xhamat e zinj në vetura tashmë lejohen në Kosovë, këto janë procdedurat që duhet t’i kaloni

Xhamat e zinj në vetura tashmë lejohen në Kosovë, këto janë procdedurat që duhet t’i kaloni

NASA merr dritën jeshile: Rikthimi drejt Hënës pas 50 vitesh

NASA merr dritën jeshile: Rikthimi drejt Hënës pas 50 vitesh

Pse duhet ta fikni menjëherë këtë opsion në televizorin tuaj?

Pse duhet ta fikni menjëherë këtë opsion në televizorin tuaj?