Në Kosovë mbretëron errësira

/cnt/019c9637-3a1b-7ff5-ab6d-ee59b82e6f14__m.webp

Po, vendi ynë, ka hyrë në këtë vit, jo me një gjuhë të re e me dëshira të reja, për shembull, për më shumë dritë e më shumë dituri, për punë të ndritshme e të mençura, siç urojnë njerëzia, por me një varfëri gjuhësore e mendore që shfaqet brutalisht në jetën e gjithmbarshme dhe të […]

Shkruan: Ndue Ukaj

Sot, vendi ynë ballafaqohet me krizë energjetike, pra me mungesë të rrymës, por kriza e vërtetë nuk është kjo: kriza e vërtetë që bërtet mes nesh është kriza e dritës së diturisë, ose më saktë, kriza e gjakimit për dituri, të cilin e kemi shuar, duke e zëvendësuar me standarde të ulëta e do parulla shterpe, një gjuhë e varfër, që ka pllakosë kudo, që njeriun e ndjeshëm e normal e shqetëson edhe sikur ta dëgjonte në një skaj tjetër të botës, jo më në vendin e tij.

Dhe pas një viti të mbrapshtë, vendi ynë, ka filluar një vit të ri, pa asnjë ideal, me një trashëgimi të keqe politike, që është ripërtërirë me besim të verbët popullor, në emër të disa psuedostandardeve nacionaliste.

Vërtet, këto pseudostandarde, e kanë gërryer shtetin tonë që pesë vite, e kanë amortizuar motorin që e mirëmban shoqërinë –  dialogun –  e kanë futë vendin nën sanksione, duke e zymtësuar dhe izoluar prej krejt botës normale.

Dhe më e keqja, këto pseudostandarde, kanë ndikuar në përkeqësimin e shëndetit të shoqërisë sonë, të brishtë në punët politike e me trashëgimi të këqija, për shkak të mentalitetit dhe historisë.

A ka vendi ynë sot një ideal?

Unë them jo dhe këtë jo e provon më së miri gjuha e varfër politike, që e dëgjon dhe lexon përditë, një gjuhë që nuk propozon asgjë e nuk aspiron asgjë, një gjuhë që nuk i kalon as standardet minimale të përdorimit publik. Kjo gjuhë, me siguri, nuk ka kapacitete të prodhojë asnjë fryt të mirë për njeriun e këtij vendi, pos që do t’i mirëmbajë flamujt e lartë të injorancës e arrogancës, që janë ngulë e valëvisin kudo mesh nesh.

Gjuha krijon barriera dhe gjuha heq barriera.

Dihet se duke e shkatërruar motorin që e mban gjallë demokracinë, rrjedhimisht shoqërinë humane – dialogun – shoqëritë, rrezikojnë të bëjnë vetëvrasje politike.

Ky rrezik, është në prag të shtëpisë sonë të përbashkët, vendit tonë, dhe si i tillë, është më i frikshëm se krejt rreziqet tjera, që mund të vijnë nga armiqtë e jashtëm.

Po, vendi ynë, ka hyrë në këtë vit, jo me një gjuhë të re e me dëshira të reja, për shembull, për më shumë dritë e më shumë dituri, për punë të ndritshme e të mençura, siç urojnë njerëzia, por me një varfëri gjuhësore e mendore që shfaqet brutalisht në jetën e gjithmbarshme dhe të bën të kuptosh se njeriu ynë, do ta shikojë sërish reprizën e një shfaqje të neveritshme.

Kjo gjuhë mund të tingëllojë e pëlqyeshme dhe e kapshme për turmat që ushqejnë ndjesi sensuale për udhëheqës, dhe me siguri e leverdishme për ata që mjelin lopën e pasur elektorale, por është shumë e dëmshme për shëndetin e vendit, e kam frikë se do të jetë e pariparueshëm, se siç dihet, dëmet politike, në shoqëri të brishta si kjo e jona, ndodh të trashëgohen brez pas brezi. Dhe për këtë, pak popuj në kontinentit tonë kanë prova aq sa kemi ne si komb.

Se ne jemi e keqja e vetvetes, kanë këshilluar të mençurit tanë, të cilët, sa herë i kemi dëgjuar, na kanë ndihmuar t’i heqim rrobat e rënda të robërisë dhe të vishemi me rroba të bukura të lirisë e të ecim shtegut të dritës, krah për krah me popujt e qytetëruar.

Po, sot në Kosovë mbretëron errësira. Nuk ka rrymë, por më tragjikja është se nuk ka mendime të ndritshme. Ka mendime të errshme.

Dhe kështu, vendi ynë, që dikur ishte kampion rajonal i ideve dhe e idealeve të mëdha demokratike perëndimore, po katandisët në errësirë.

Në gjithë këtë amulli, shoh plot krijues, intelektualë, të lidhur ose të vetëlidhur në litarin e pushtetit, që me epsh e krahasojnë një errësirë me një errësirë tjetër ose një të keqe me një të keqe tjetër. Kjo është ajo kategoria më e dëmshme e më e neveritshme që e mirëmban të keqen shoqërore.

TË NGJASHME
Duhet t’i japim fund aleancës së turpshme të së majtës me islamistët

Duhet t’i japim fund aleancës së turpshme të së majtës me islamistët

Sot po vuajmë për një biletë, në vend se të kishim stadiumin kombëtar me 30 mijë ulesë

Sot po vuajmë për një biletë, në vend se të kishim stadiumin kombëtar me 30 mijë ulesë

Kosovocentrizmi dhe nervozizmi rreth tij

Kosovocentrizmi dhe nervozizmi rreth tij

Muri i Mitrovicës. Rrëfimi i një projekti që duhej ndalur

Muri i Mitrovicës. Rrëfimi i një projekti që duhej ndalur

Skema Piramidale e Betonit: Si po i “burgos” Shqipëria kursimet në turizmin low-cost

Skema Piramidale e Betonit: Si po i “burgos” Shqipëria kursimet në turizmin low-cost

Varfëria politike – sëmundja që po e shkreton Kosovën

Varfëria politike – sëmundja që po e shkreton Kosovën

Tërheqja e SHBA nga Kosova? Një veprim i gabuar në një moment të keq

Tërheqja e SHBA nga Kosova? Një veprim i gabuar në një moment të keq

Irani: Pse tani dhe pse kjo ndërhyrje?

Irani: Pse tani dhe pse kjo ndërhyrje?

A është kaosi politik një strategji e qëllimshme e Vetëvendosjes?

A është kaosi politik një strategji e qëllimshme e Vetëvendosjes?

Lufta në Lindjen e Mesme: Irani po liget, megjithatë sfidat mbesin

Lufta në Lindjen e Mesme: Irani po liget, megjithatë sfidat mbesin

Populizmi personalist dhe sfidat kushtetuese në Kosovë

Populizmi personalist dhe sfidat kushtetuese në Kosovë