Kosova mes varësisë energjetike dhe sovranitetit

/cnt/019c962f-5c7e-76ff-bd4c-e992da6230d1__m.webp

Shkruan: Arianit Koci E dyta në Evropë dhe e pesta në botë për rezerva të thëngjillit, Kosova ka një pasuri që, në raport me madhësinë e territorit dhe popullsinë, nuk e ka asnjë vend tjetër në Evropë. Për një shtet të vogël si yni, kjo rezervë përbën aset strategjik me potencial për ta bërë Kosovën […]

E dyta në Evropë dhe e pesta në botë për rezerva të thëngjillit, Kosova ka një pasuri që, në raport me madhësinë e territorit dhe popullsinë, nuk e ka asnjë vend tjetër në Evropë. Për një shtet të vogël si yni, kjo rezervë përbën aset strategjik me potencial për ta bërë Kosovën lider rajonal ekonomik.

Nga kjo rezervë natyrore burojnë së paku dy përfitime thelbësore. Së pari, rritje ekonomike përmes shitjes së rrymës, thëngjillit, investimeve dhe vendeve të reja të punës. Së dyti, pavarësi energjetike, që e eliminon importin dhe e vendos kontrollin mbi energjinë dhe çmimin e saj në duart e shtetit.

Kur kjo pasuri nuk shfrytëzohet dhe vendi nuk ka burime të tjera të krahasueshme, kostoja bëhet e pashmangshme: mungesë rryme, ndërprerje të shpeshta, blerje e detyruar e energjisë me çmime të larta, ngecje në zhvillim ekonomik e politik dhe, si rrjedhojë, emigrim masiv i të rinjve në mungesë perspektive.

Këto zhvillime nuk ndodhën pa shkak.

Në këtë kontekst, debati publik për energjinë në Kosovë është deformuar nga aktorë politikë dhe grupe interesi që e kanë orientuar diskutimin drejt frikës nga dëmtimi i mjedisit, pa ofruar alternativa reale. Sidoqoftë, qëllimisht është lënë pa u sqaruar fakti se teknologjia e re ndot shumë më pak se impiantet ekzistuese. Kjo krijoi hapësirë për ndikim të organizuar në opinionin publik.

Në këtë klimë, ka indicie serioze se Serbia ka dhënë para për të instrumentalizuar një pjesë të shoqërisë civile në Kosovë, si dhe disa individë me ndikim, kundër projektit “Kosova e Re”, duke përdorur argumentin mjedisor si mjet ndikimi. Kjo qasje shtyu ndërtimin e kapaciteteve të reja dhe e la vendin me prodhim të pamjaftueshëm. Si pasojë, Kosova u detyrua të blejë energji në kushte që nuk i kontrollon plotësisht.

Këtu fillon problemi real. Varësia nga tregu i jashtëm nuk prodhon vetëm faturë më të lartë, por zhvendos peshën e vendimmarrjes jashtë vendit. Në një rajon ku Serbia shfaq haptazi pretendime territoriale ndaj Kosovës dhe ka rol të rëndësishëm në sektorin energjetik, kjo situatë merr dimension strategjik. Ajo krijon hapësirë për ndikim dhe e vendos Kosovën në pozitë të brishtë përballë interesave që nuk janë miqësore. Përmes energjisë, presioni ekonomik mund të shndërrohet në presion politik.

Pikërisht për këtë arsye, çështja e prodhimit vendor nuk është vetëm ekonomike, por shtetformuese. Prodhimi i mjaftueshëm energjetik bëhet bazë për zhvillim të qëndrueshëm. Kur kjo bazë mungon, hapësira e vendimmarrjes ngushtohet dhe aftësia për të ndërtuar politika të pavarura dobësohet. Një ekonomi e mbështetur vazhdimisht në furnizim të jashtëm e ka sovranitetin të kufizuar në praktikë.

Kjo është gjendja aktuale.

Në pjesën e dytë shtjellohen zgjidhjet dhe hapat konkretë për rikthimin e kontrollit energjetik dhe forcimin e sovranitetit të Kosovës.

 

TË NGJASHME
Duhet t’i japim fund aleancës së turpshme të së majtës me islamistët

Duhet t’i japim fund aleancës së turpshme të së majtës me islamistët

Sot po vuajmë për një biletë, në vend se të kishim stadiumin kombëtar me 30 mijë ulesë

Sot po vuajmë për një biletë, në vend se të kishim stadiumin kombëtar me 30 mijë ulesë

Kosovocentrizmi dhe nervozizmi rreth tij

Kosovocentrizmi dhe nervozizmi rreth tij

Muri i Mitrovicës. Rrëfimi i një projekti që duhej ndalur

Muri i Mitrovicës. Rrëfimi i një projekti që duhej ndalur

Skema Piramidale e Betonit: Si po i “burgos” Shqipëria kursimet në turizmin low-cost

Skema Piramidale e Betonit: Si po i “burgos” Shqipëria kursimet në turizmin low-cost

Varfëria politike – sëmundja që po e shkreton Kosovën

Varfëria politike – sëmundja që po e shkreton Kosovën

Tërheqja e SHBA nga Kosova? Një veprim i gabuar në një moment të keq

Tërheqja e SHBA nga Kosova? Një veprim i gabuar në një moment të keq

Irani: Pse tani dhe pse kjo ndërhyrje?

Irani: Pse tani dhe pse kjo ndërhyrje?

A është kaosi politik një strategji e qëllimshme e Vetëvendosjes?

A është kaosi politik një strategji e qëllimshme e Vetëvendosjes?

Lufta në Lindjen e Mesme: Irani po liget, megjithatë sfidat mbesin

Lufta në Lindjen e Mesme: Irani po liget, megjithatë sfidat mbesin

Populizmi personalist dhe sfidat kushtetuese në Kosovë

Populizmi personalist dhe sfidat kushtetuese në Kosovë